Slideri Kryesor
Nuk ka paranojë popullore ndaj gegnishtes, por paranojë institucionale
Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, shkrimtari Primo Shllaku ka folur për çështjen e gjuhës shqipe, standardit dhe dialektit geg që nuk po fiton sipas tij statusin që i takon historikisht. Shllaku ka shprehur mendimin se kontakatet mes shqiptarëve janë duke krijuar një kontekst të ri gjuhësor në vend që do të vërë në lëvizje procese shndërrimesh gjuhësore që herët apo vonë do të vënë në krizë hierarkinë e ngritur me Kongresin e vitit 1972.
Sipas tij, nëse ka një paranojë ndaj gegnishtes ajo nuk është te populli, por tek institucionet.
Thirrje nga socialistët e Tiranës: Kurti ta lërë NATO-n të përqendrohet në Ukranë!
Deputeti i Partisë Socialiste, ish-drejtues në Forcat e Armatosura, Bardhyl Kollçaku, ka deklaruar gjatë një interviste për MCN Tv, se çështja kryesore sot në botë dhe lajmi i madh është ofensiva e forcave ukrainase. I pyetur nëse problemet në Veriun e Kosovës ndikojnë në sigurinë rajonale, Kollçaku ka dhënë përgjigjen se sot lajmi është në Ukrainë dhe se modestisht ai u bën thirrje drejtuesve në rajon që:
Ta lënë NATO-n dhe Perëndimin të përqendrohet në Ukrainë dhe disa probleme mund t’i shtyjnë për më vonë
Klan Kosovës i pezullohet certifikata e biznesit
Qeveria e Kosovës i ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova. Vendimi që mban datën e sotme do të jetë i vlefshëm deri në një vendim të dytë. Shkak është bërë një kallëzim për antikushtetueshmërinë e certifikatës së biznesit, e cila është rishikuar për herë të fundit në 2020, kohë kur pronarët e rinj figurojnë banorë të Pejës dhe Gjakovës, sipas dokumentit, qytete nën administrimin e Republikës së Serbisë. Dokumenti konsiderohet nga qeveria e Kosovës në kundërshtim me kushtetutën e vendit, i cili është shtet i pavarur prej 17 shkurtit të viti 2008.
Rusia dërgon armë taktike bërthamore në Bjellorusi
Bjellorusia po furnizohet me armë bërthamore taktike nga Rusia. Presidenti Alexander Lukashenko tha sot në një intervistë për TV shtetëror rus Rossiya-1 se disa prej tyre janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike të hedhura nga Shtetet e Bashkuara mbi Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
Një model si i Izraelit për Ukrainën në NATO
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, synon “modelin e Izraelit” për angazhimin e Ukrainës në NATO. Ndërsa heziton t'i ofrojë anëtarësimin e plotë, ky model do të ishte një angazhim i kufizuar në kohë, përmes të cilin do të bëhej e mundur futja e armëve të Perëndimit në vend, shkruan New York Times.
Raportim për rrëmbim të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se forcat policore serbe kanë rrëmbyer tre punonjës të policisë së Kosovës në thellësi të territorit të vendit.
Jemi afër zgjidhjes për shtensionim të situatës në Veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar zgjidhje për shtensionim të situatës në veri të vendit.
Të mërkurën në një konferencë për media të mbajtur pas adresimit të saj në Parlamentin Evropian, Osmani ka theksuar se Kosova është në rrugën e duhur për ta tejkaluar situatën e krijuar në veri të vendit.
Politika e Perëndimit "Ose me Ne, ose kundër Nesh", krijon probleme globale
Nuk është vetëm Kosova në kurthin e ngritur nga politika e parimit “ose me ne, ose kundër nesh”.
Minjtë kanë nisur të dalin nga vrima për të folur për rrezikun
Në këto ditë të fytyrave të vrerosura për kombin, kanë nisur të dalin në sipërfaqe minjtë. Ata që nuk para i sheh të prononcohen për “çështje të ditës”, mendimtarë të vetëshpallur, drejtues shoqatash e organizatash gjithfarëshe që ecin para syve të gjithkujt pa folur. Me xhepin plot dhe me detyra të qarta: të mbrohet demokracia nga të marrët.
Kanë nisur të dalin në sipërfaqe minjtë e të flasin se edhe nëse Kurti nuk e ka gabim, Rama e ka shumë mirë. Flasin për aleancën euroatlantike, për sanksionet, bëjnë presion e ngrenë zhurmë se qameti po afron.
Ironike/Shërbeu për ta bërë Kurtin një lloj heroi
Nëse sheh reagimet pas konferencës së Edi Ramës sot, e kupton se ka një pakënaqësi masive ndaj vendimit të tij për anullimin e pjesëmarrjes në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Kjo edhe pse z. Rama nuk arrin dot shumë shpesh që edhe kur jep arsye formalisht bindëse të tingëllojë i besueshëm. I bërë si pulë e rrahur, me zë të lodhur, i njëjti njeri që hakërrehet ndaj Europës për amnistinë fiskale, sot u pa të zbythej sikur t’i kenë komunikuar qametin.