Një model si i Izraelit për Ukrainën në NATO
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, synon “modelin e Izraelit” për angazhimin e Ukrainës në NATO. Ndërsa heziton t'i ofrojë anëtarësimin e plotë, ky model do të ishte një angazhim i kufizuar në kohë, përmes të cilin do të bëhej e mundur futja e armëve të Perëndimit në vend, shkruan New York Times.
Duke cituar disa zyrtarë që kanë dijeni mbi diskutimet, gazeta shkruan se një angazhim i tillë ndaj Kievit do të ishte më i shkurtër se marrëveshja dhjetëvjeçare që është nënshkruar me Izraelin.
Ata që e kanë kundërshtuar pranimin e Ukrainës në NATO thonë se kjo do ta përshkallëzonte më tej krizën me Moskën. Ata argumentojnë se duke u bashkuar me organizatën, Ukraina do të shkonte pas "narrativës ruse" për natyrën e konfliktit.
Moska e ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s në Evropë, duke e cilësuar një nga shkaqet kryesore të konfliktit.
Burimet e NYT thonë se Gjermania është i vetmi anëtar i bllokut ushtarak që ka mbajtur plotësisht anën e Biden për këtë çështje.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua me Biden në fillim të kësaj jave raportohet se ka sugjeruar një propozim "kompromisi" për Kievin.
Përfaqësimi i Kievit në bllok do të rritet edhe në nivel këshilli, që pak a shumë është rimarrja e rolit që dikur Rusia luante në NATO-.
Add new comment