Nuk ka paranojë popullore ndaj gegnishtes, por paranojë institucionale
Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, shkrimtari Primo Shllaku ka folur për çështjen e gjuhës shqipe, standardit dhe dialektit geg që nuk po fiton sipas tij statusin që i takon historikisht. Shllaku ka shprehur mendimin se kontakatet mes shqiptarëve janë duke krijuar një kontekst të ri gjuhësor në vend që do të vërë në lëvizje procese shndërrimesh gjuhësore që herët apo vonë do të vënë në krizë hierarkinë e ngritur me Kongresin e vitit 1972.
Sipas tij, nëse ka një paranojë ndaj gegnishtes ajo nuk është te populli, por tek institucionet.
Comments
Ka nje "keqkuptim" ne debatin
Ka nje "keqkuptim" ne debatin mbi standardin. Me mire ia heqim thonjezat dhe e themi keshtu: ka nje keqkuptim te qellimshem nga te dyja palet e perfshira ne debat. Gjithsesi, pala qe mbron standardin ka peshen me te madhe te fajit ne kete keqkuptim te qellimshem. Se pari, duhet te pranoje pa ndrojtje qe, pertej arsyeve gjuhesore qe i dime te gjithe, ky standard u vendos per shkak te vullnetit te elites toske-komuniste ne pushtet, Se dyti, kjo pale duhet te pranoje, perseri pa ndrotje, se efekti social-politik dhe per rrjedhoje edhe ekonomik i Standardit tek popullsia gege, ka qene dhe vazhdon te kete pasoja negative ( pervec termave malok - ky i perdorur dikur ekskluzivisht nga qytetaret e Tiranes, a me sakte banoret e fushe-Tiranes per banoret e fshatrave ne malet perreth, porqe me pas filloi te perdorej nga qytetaret e Tiranes (se re socialiste) per verioret ne pergjithesi - cecen, po nga te tillet, perdorej dhe perdoret edhe "njerez te trashe qe nuk dine as te flasin shqip(!)", padyshim pasoje e drejtperdrejte e Standardit kjo). Duke pranuar keto dy fakte, kjo pale mund te debatoje e lirshme dhe pa pengojca qe ia ndotin argumentin.
Pala tjeter, mbrojtese e gegerishtes, duhet te pranoje se argumenti gjuhesor i kundershtareve eshte aq i forte sa nuk mund te hidhet poshte. Une vete jam gege, dhe e kuptoj shume mire pasojen sociale-politike-ekonomike negative te Standardit tek popullsia veriore; pikerisht ketu duhet te fokusohen kontestuesit e Standardit, dhe jo tek keto elukubracioniet e Shllakut me shoke, qe gjithe c'lidhet me gegerishten e kufizojne tek shkodranishtja, Fishta, katolicizmi... gabim fatal ne argument! Eshte edhe ironik nga ana tjeter, sepse ky pozicionim idiot verteton argumentin kryesor gjuhesor te standardisteve. Shkurt, nuk ka sinqeritet ne kete debat nga te dyja palet dhe si rrjedhoje edhe debati vete eshte i pavlere.
Add new comment