Slideri Kryesor
Prodi: "Kemi bërë të njëjtat gabime në disa çështje"
Ish-Kryeministri Romano Prodi rrëfen kujtimet e tij nga vizita në vitin 1997; marrëdhëniet me Shqipërinë dhe politikanët; një leksion për Europën lidhur me krizën e emigracionit dhe mbi rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Doli kundër linjës zyrtare për Shqipërinë e Maqedoninë, Kotzias pezulloi ambasadoren e përhershme të Greqisë në BE
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është vënë në qendër të kritikave pas daljes në dritë të përplasjeve mes tij dhe ambasadores së përhershme të Greqisë në Bashkimin Evropian, Aleksandra Papadopulu. Gazeta “To Vima” shkruan se kjo përplasje është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që po kalon ministria e Jashtme greke, si pasojë e vendimeve të ministrit Kotzias.
Siplomatja greke ka marrë urdhër të lërë misionin e saj në Bruksel dhe të kthehet në Athinë për të qënë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme greke.
SHBA e gatshme të pezullojë sanksionet ndaj Iranit
Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi zyrtarisht sot nga qeveria amerikane të përgatisë raportin për pezullimin e sanksioneve kundër Iranit. Ky vendim vjen pas arritjes së marrëveshjes mes dy fuqive të mëdha për programin bërthamor të Iranit të nënshkruar në korrik 14 të këtij viti. Kjo ditë shënon fundin e një periudhe prej 90 ditësh pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një rezolute që miratoi marrëveshjen diplomatike mes dy vendeve.
Andrea Stefani kërcënon "berishistët" me gjyq: Kam për detyrë të ruaj reputacionin dhe mbroj fjalën e lirë
Andrea Stefani ka treguar se si qëndron e vërteta mbi publikimet e disa shkrimeve ku pretendohet se ai ka qenë spiun i sigurimit. Debati lindi pas përplasjes në emisionin “Opinion” mes tij dhe Preç Zogajt, të cilin e akuzoi hapur si bashkëpunëtor të sigurimit.
Gjykata e Apelit: “Pse 35 vjet për Konstanin Xhuvanin? Prokuroria duhet të provonte se ai është autor”. Si dhe pse u dënua Xhuvani atëherë?
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Konstandin Xhuvanin, por Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 35 vite burg. Xhuvani vrau 4 persona dhe u kap në kushte rënduese me armë në dorë. Po kështu ai pranoi se kishte kryer vrasjet, duke shtuar se ka qenë në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës(http://www.gazetatema.net/web/2015/03/10/konstandin-xhuvani-denohet-me-35-vite-burg/).
Paketa Fiskale 2016/Nuk preket tatimi mbi të ardhurat dhe TVSH. Ndryshon taksa e pasurisë dhe ajo e fjetjes në hotel
Paketa fiskale 2016 nuk prek të ardhurat personale as edhe TVSH-në. Të paktën kështu raporton gazeta “Panorama” e cila shkruan se ndryshime pësojnë taksat e pasurisë së paluajtshme dhe ajo e hoteleve. “Paketa e re fiskale do të sjellë ndryshime edhe për taksën e fjetjes në hotel. Kjo taksë do të jetë fikse 140 lekë/personi për net qëndrimi, nga 5 për qind e vlerës së faturës së fjetjes që lëshon hoteli, që është aktualisht. Një tjetër taksë që do të ndryshojë është edhe ajo për shtëpitë.
“Edi Rama, ose do të pranojë shantazhin e Ilir Metës, ose duhet të bëjë zgjedhje të parakohshme”
Shenasi Rama i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Sot”. Rama i përmbahet tezës së vet të njohur të parisë që gllabëroi çdo gjë, që lozi teatër me demokraci dhe zgjedhje, por që në fund është e njëjta fytyrë.
Rusi-Greqi, projekt për një gazsjellës të ri
Greqia vijon të mbajë kontakte me Rusinë lidhur me ndërtimin e gazsjellësve që dalin në Europë. Mnistria e Jashtme greke njofton për një takim mes Giorgos Tsipras, sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ekonomike dhe ministrit rus për Energjinë, Alexander Novak. Në takim është folur për atë që pala greke e quan: Gazjellësi Jugor Europian dhe siç njoftohet është rënë dakord që të vijohet puna. Bëhet fjalë për një projekt të ri që pason disa të tillë që i janë refuzuar Rusisë dhe duket se Greqia është e gatshme që t’i mirëpresë.