Slideri Kryesor
Hidhen në veprim “klientët provokues". Qeveria shpërblen me 10 mln lekë spiunët e kuponit
Agjentë në terren që do të spiunojnë bizneset që nuk lëshojnë kuponin tatimor. Kjo është strukturta më e re që do të veprojë në kuadër të nismës kundër informalitetit.
Qeveria vendosi t’i kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve një fond prej 10 milionë lekësh për këto shpenzime. Gazeta “Shqip” shkruan se ky është plani B i qeverisë për të shmangur dështimin e aksionit kundër informalitetit.
Antiinformaliteti? Tatimet e doganat, në shtator, rënie reale 5.9%
Të ardhurat kanë njohur rënie edhe gjatë muajit shtator. Revista “Monitor” raporton se në raport me shtatorin e vitit të kaluar, rënia është në masën 230 milionë lekë. “Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Statistikat fiskale të përpunuara nga të dhënat progresive të Ministrisë së Financave për periudhën janar-shtator 2015 flasin për një rënie në vlerë absolute të të ardhurave në shtator 2015 raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 230 milionë lekë më pak se shtator 2014, apo 1% më të ulëta.
Shpallet në kërkim për drogë administratori ‘kauboj’ i PS në Kaçinar të Mirditës
Policia ka shpallur në kërkim administratorin socialist të Njësisë Kaçinar në bashkinë e Mirditës, Petrit Bardhi, i akuzuar për trafik kanabisi drejt Greqisë. Bardhi ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Bashkë me të policia shpalli në kërkim edhe vëllain Florian Bardhi, ndërsa arrestoi shtetasin Simon Beqiri si kreun e grupit. Në shtëpinë e këtij të fundit u gjetën 424 kg kanabis që do trafikohej drejt Greqisë. Droga mendohet se ishte ne pronësi të vëllezërve Bardhi.
“Në një vend europian ministri i Jashtëm do të ishte para përgjegjësisë”
Shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, i ka ardhur thirrja për ushtar në Greqi, por deri më tani ky informacion është mbuluar me heshtje nga ministria dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përveç disa deklaratave të zv.ministrit Belortaja në Komisionin Parlamentar me Jashtë, që më shumë e shtuan tymnajën, deri më sot, ministri, një njeri që nuk lë rast pa kërkuar shfaqje publike, e ka kyçur gojën. Opozita e ka cilësuar një skandal dhe ka kërkuar dorëheqjen e Ditmir Bushatit, por kjo nuk merret në konsideratë.
Motoja “ të bëjmë shtet”. Tatimorët në punë jashtë orarit, s’ka pushim në fundjavë
Orar pa orar në punë për të bërë Shqipërinë. Nën moton “të bëjmë shtet” drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka urdhëruar të gjithë punonjësit tatimorë të dalin në punë jashtë orarit si dhe të kryejnë shërbim të zgjatur në fundjavë me qëllim përmirësimin e bilanceve të shtetit.
Gazeta Shqiptare raporton se 400 tatimorë kanë rreth dy muaj që punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, pa marrë asnjë pagesë shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.
Të ardhurat tatimore të shtatorit, 1% më shumë se vjet, 23% më shumë se parvjet
Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat tatimore në muajin shtator ishin rreth 28 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore përfshijnë taksat doganore, vendore, nacionale, të sigurimeve shoqërore/shëndetsore, si dhe akcizat e tatimet e ndryshme.
Në krahasim me shtatorin e vjetshëm, të ardhurat tatimore ishin 1% më të larta. Ndërsa në krahasim me shtatorin e parvjetshëm, ato ishin 23% më të larta.
Në periudhën janar-gusht, të ardhurat tatimore ishin rreth 224 miliardë lekë, ose 4% më shumë se vjet dhe 19% më shumë se parvjet.
Ofensiva e ushtrisë siriane(video)
Transparenca e vërtetë e kësaj qeverie është bërë që para 2013-ës(video)
Opozita akuzoi së fundmi se disa firma që i përkasin deputetëve socialistë kanë fituar para publike përmes tenderave, apo edhe pa tendera. Kreu i opozitës dhe edhe shifra. Qeveria, që ka përditësuar grafikisht faqen “transparenca.al” duke bërë me të zezë krahun e opozitës, jep versionin e vet që është në thelb si më poshtë: “Përgjigje për akuzat e opozitës: a) Prej vitit 2009, kompania “Eurogjici” ka një kontratë shërbimi me OSHEE-në, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare.
De Biasi preferohet si trajner edhe për përfaqësuesen italiane
Për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare janë afruar trajnerë të famshëm. Kështu na thanë para disa ditësh zyrtarë të FSHF-së, por pa zbuluar emra. Një sulm në shpinë për trajnerin aktual Gianni De Biasi, i cili edhe sikur Armand Duka të arrijë ta dëbojë nga përfaqësuesja jonë e ka një vend të sigurtë. Gjatë emisionit “Football Night” në “Sky Sport Italia” De Biasi ka deklaruar se kontrata e tij me përfaqësuesen shqiptare rinovohet automatikisht deri në vitin 2017. Kjo pasi rezultati që arriti me kualifikimin e përcakton këtë gjë.