Slideri Kryesor
Shi artificial për të luftuar ndotjen
Në Pakistan u testua për herë të parë shiu artificial. Disa helikopterë fluturuan mbi dhjetë zona të Lahores, një nga qytetet më të ndotura në botë, për të ngarkuar retë me shi.
Eksperimenti i parë i këtij lloji në vendin e Azisë Jugore u financua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe po e përdorin gjithnjë e më shumë këtë risi për të krijuar shi në hapësirën e thatë të vendit.
Modifikimi i motit përfshin lëshimin e kripës së zakonshme -- ose një përzierje kripërash të ndryshme -- në re.
Mbi Shahun!
…Shahu është bërë sot një lloj strehe. Një hapësirë e të kuptuarit që qeveriset nga disa lloje të thjeshta rregullash dhe paramterash hapësinorë – dy anë, 32 gurë, 64 kuti dhe vetëm 10^120 lëvizje të mundshme.
Europës duhet t’i dalim zot vetë
Gjermania pret tkurrje të përfshirjes së SHBA-së në Europë në vitet e ardhshme, ndaj e sheh si të domosdoshëm rritjen e kapacitetit të sigurisë dhe mbrojtjes. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë me Welt am Sonntag, thotë se përballë kërcënimit që paraqet Rusia, Europa duhet të përgatitet për t’ia dalë vetë.
BE dakordësohet për Aktin e Lirisë së Medias/Kufizime për përgjimin dhe zbulimin e burimit të informacionit
Negociatorë të Bashkimit Europian kanë arritur në një marrëveshje për Aktin Europian mbi Lirinë e Medias. Ligji i ri prezanton kërkesa të reja për mediat dhe pronësinë e tyre dhe detyron qeveritë e vendeve anëtare të krijojnë një sistem mbikëqyrjeje që garanton lirinë editoriale, përfshirë atë të mediave publike. Po kështu ligji i ri vendos kontrolle për bashkimet e mediave dhe sanksionon krijimin e një trupe për ta mbikëqyrur si proces.
Mund të ndodhë çdo gjë dhe sërish asgjë nuk ka ndodhur!
Ngjarja në burgun e Peqinit ka kaluar sot me një reagim skandaloz nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Jam këtu sonte dhe do jem në vijim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë ligjore, administrative, do t’i shkojmë deri në fund kësaj ngjarjeje
ka thënë ndër të tjera ai.
Kemi të bëjmë me një vrasje me armë në një institucion që thirret si i sigurisë së lartë. Ministri vetëm për përgjegjësitë institucionale, politike dhe morale nuk foli sepse kjo ngarkon atë në mënyrë taksative me detyrimin e dorëheqjes.
Pa fjalë, por me vepra. Granata në mbledhjen e Këshillit(video)
Në mbledhjen e këshillit të fshatit Koretsky në Zakarpattia në Ukrainë ka ndodhur një incident shumë i rëndë. Një prej këshilltarëve ka hedhur disa Granada në sallë duke shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Bota ka hyrë në epokën e veprave për të lënë mesa duket pas kohën e fjalëve.
Njeriu si mall/2.6 milionë skanojnë irisin për një ID digjitale dhe Worldcoin falas
Drejtori Ekzekutiv i OpenAI, një kompanie që ka gjetur hapësirë me Inteligjecën Artificiale dhe aplikimin e Chatbotit më të sukseshëm deri më tani, Sam Altman, ka nisur promovimin e Worldcoin. Një kriptomonedhë, pas së cilës qëndrojnë synime për të krijuar një rrjet financial dhe identifikimi global. Për të përshpejtuar masivizimin e kriptomonedhës, kompania pas saj, “Tools for Humanity” ka njoftuar se po synon të mbledhë 50 milionë dollarë nga investitorët edhe duke aplikuar politika agresive marketingu si shitje me çmim të ulët të xhetonave të kriptos.
Hungaria luan "turkun": Paratë për Ukrainën nëse lëvroni fondet tona
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka menduar të luajë “turkun” në çështjen e vetos ndaj Ukrainës për ndihmën europiane 50 miliardë dollarë. Mediat raportojnë se drejtori politik i kryeministrisë, Balazs Orban, ka deklaruar se ndonëse fondet në fjalë dhe fondet që BE I ka ngrirë Hungarisë janë dy çështje të ndryshme, ato mund të ndërlidhen me njëra -tjetrën.
Hamasi është një Ide. Do të vrasim terroristët, por jo Idenë
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-kreu i shërbimeve të brendshme të sigurisë në Izrael, Yaakov Peri, shprehet se goditja e spitalit Al-Sifa ka ardhur për shkak se aty është stacionuar një qendër komande e Hamasit. Dhe kjo sipas tij u konfirmua pas kontrolit të kryer nga forcat izraelite. Peri shprehet se Izraeli ka paralajmëruar palestinezët të largohen që aty dhe ka ofruar ndihmë për këtë gjë.
“Pesë familjet”, mafia politike që po përpiqet të rrëzojë Rishi Sunak
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, kaloi një test jo të lehtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ligji i qeverisë së tij për emigrantët kaloi pengesën e parë, por konservatorët nuk janë dorëzuar. Ata kërkojnë ashpërsimin e politikave të emigracionit dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.