Slideri Kryesor
Sistemi shtetëror i Rusisë nuk ka për të ndryshuar së afërmi
Kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Valentina Maviyenko, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “TASS” se në momentin e tanishëm baza kushtetuese e vendit nuk mund të rishikohet. Sipas saj përcaktimet e Kushtetutës së vitit 1993 mbetet ende aktuale dhe rregulluese të mira të marrëdhënieve politike të Rusisë me rajonet e tjera duke hedhur poshtë sugjerime që duket se vënë në diskutim sistemin federative.
Borrell propozon sanksione për "kolonët ekstremistë" izraelitë në Bregun Perëndimor
Diplomati kryesor i Bashkimit Europian Josep Borrell ka paralajmëruar se do të propozojë sanksione ndaj kolonëve ekstremistë siç i quajti ai në Brekun Perëndimor në Izrael.
Ne do të punojmë për të vendosur sanksione kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. Do t’ua propozoj një gjë të tillë vendeve anëtare
është shprehur ai gjatë një konference për shtyp.
Plani B për Ukrainën
Mbështetësit kryesorë të Kievit në BE i shohin fondet jashtë buxhetit të bllokut si një mënyrë për të mbështetur Ukrainën. Kjo strategji do të shërbejë për të kapërcyer pengesën që ka ngritur Hungaria, e cila kundërshton ndihmën prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën nga buxheti i BE-së.
Komisioni Evropian po kërkon të sigurojë financimin gjatë katër viteve të ardhshme nëpërmjet programit të posaçëm për Ukrainën.
Hungaria, e cila ka qenë shumë kritike ndaj qasjes së Brukselit ndaj krizës në Ukrainë, kërcënon me veto në samitin e liderëve që mbahet të enjten.
Arrest me burg për Berishën. Për Veliajn kërkohen prangat, hamendësohet arratisja
SPAK ka kërkuar sot arrest shtëpie për Sali Berishën për aferën e kompleksit “Partizani”. Masa është disi e çuditshme qëkurse z. Berisha ka detyrim paraqitjeje në SPAK dhe nuk e ka penguar asgjë në hetimin e tij.
Vendimi erdhi ndërkohë që paradite Monika Kryemadhi akuzoi Erjon Veliajn si kryepërgjegjës për aferën e inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi vetë është e hetuar nga SPAK dhe për të përflitet arrestimi.
Po sot, Berisha deklaroi se Veliaj po përpiqet të arratiset dhe u ka bërë thirrje vendeve në Perëndim të mos pranojnë kërkesën për azil.
Turistë e emigrantë i sjell vetë, për investitorë i thuaj Vuçiçit
Ka patur sot disa raportime për largimin e Alabarit nga Shqipëria. Bëhet fjalë për investitorin arab në Durrës që premtoi një investim 2 miliardë dollarësh për ndërtime dhe porte jahtesh. Informacioni duhet verifikuar por vetë vt i tij dëshmon se për çfarë lloj marrëdhëniesh bëhet fjalë në Shqipëri.
Vite më parë, në të njëjtën ditë kur në Parlament kalohej reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, parlamenti miratonte hapjen e negociatave për negociimin e një investimi 5 miliardë dollarësh në Karpen. Ku është investimi?
Nuk ka tryezë trepalëshe në Bruksel për dialogun Prishtinë-Beograd
BE do të vijojë të ndërmjetësojë dialogun Prishtinë-Beograd, por në takime të veçanta. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak konfirmoi se diskutimet e ardhshme në Bruksel do të bëhen veçmas me kryenegociatorin e Beogradit dhe veçmas me atë të Prishtinës.
Krizë besimi te Demokracia edhe në Perëndim. Sondazhi: Duhet ndryshim radikal!
Besimi te funksionimi i demokracisë në Perëndim është në rënie. Një sondazh i kryer në shtatë vende të Perëndimit evidenton rënien e theksuar edhe në krahasim me pesë vjet më parë.
Afërsisht shtatë në çdo 10 amerikanë thonë se gjendja e demokracisë ka rënë në vitet e fundit, ndërkohë që 73% e atyre që u pyetën ndajnë të njëjtin opinion në Francë. Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 6 në çdo 10 të pyetur, thanë se demokracia po funksiononte më keq sesa pesë vjet më parë
Thirrje që Suedia të armatoset kundër Rusisë
Në një opinion të publikuar në “Politico” Elisabeth Braw e European Leadership Network, bën thirrje që Suedia të investojë në rritjen e flotës së saj ushtarake. Duke parashtruar si hapje faktin se “deti Balltik së shpejti do të jetë një liqen i NATO-s”, Braw shton se siguria në këtë zonë lidhet detyrimisht me flotën suedeze. Ajo risjell në vëmendje historinë e marinës suedeze dhe të kapaciteteve të saj të dikurshme, për të vënë në dukje se aktualisht kjo flotë është nën përmasat që kërkohen.
SHBA mund të bëjë çdo gjë, por jo të shpikë opozitën
I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner, ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, një dalje kjo disi e pazakonshme. Përtej fjalëve të përhereshme për korrupsionin, e partneritetin, Ëisner ka preferuar ta mbyllë intervistën me një fjali si kjo:
Shqipëria po shkëputet nga e shkuara dhe ecën përpara drejt Perëndimit, më e fortë dhe më e aftë se kurrë më pare
Orban në lojë për të pezulluar ndihmën amerikane ndaj Ukrainës. Kuchma: Do të ishte humbje globale për SHBA-të
Të ndihmohet Ukraina deri në fund! Kjo është motoja e deritanishme e Perëndimit në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë. Mirëpo duket se diçka po ndryshon në kushtet e një stanjacioni në front që ka provokuar probleme ekonomike për mjaft vende.