Slideri Kryesor
Kina, gjiganti që po tretet
Rritje e dobët, papunësia e të rinjve në rritje. Dhe, për të dytin vit radhazi, kurba demografike bie. Kina është në vështirësi. Ajo humbet popullsinë. Të dhënat nga Enti Kombëtar i Statistikave tregojnë se udhëheqja e presidentit kinez Xi Jinping - pas braktisjes së nxituar në 2015 të politikës së një fëmije, eksperimenti i pamëshirshëm në inxhinierinë sociale me të cilin Pekini ka frenuar rritjen e popullsisë për 40 vjet - nuk duket se po i zbeh efektet.
Senati hedh poshtë rezolutën Sanders për Izraelin
Senati amerikan hodhi poshtë nismën e Bernie Sanders, e cila parashikon mbështetjen ushtarake ose jo ndaj Izraelit, në varësi të konstatimit nëse po shkelen të drejtat e njeriut apo ligjet ndërkombëtare në Gaza.
Vetëm 11 senatorë e mbështetën propozimin e Sanders, ndërsa 72 të tjerë votuan kundër.
Edhe pse rezoluta u hodh poshtë lehtësisht, ajo përbën një test që reflekton mosmarrëveshjet mes demokratëve amerikanë për mbështetjen e Izraelit.
Perëndimi del edhe vetë kundër rendit ndërkombëtar që dikur imponoi
Një shkrim i publikuar së fundmi me autor juristin egjiptian Mohammad El Baradei ka vënë në dukje me forcë atë që sinjalizon një konflikt si ky i Gazas: Rënien e rendit ndërkombëtar ashtu siç jemi mësuar ta shohim në këto dekada.
Njeriu që po do t’i shpjegojë BE-së Orbanin
Kryeministri i ri i Luksemburgut, Luc Frieden, ka një plan për ta shpëtuar BE-në nga Viktor Orban, një dhimbje koke për Brukselin gjatë mandateve të tij qeverisëse në Hungari.
Frieden shpreson të ndërtojë ura të reja midis vendeve anëtare – mes të cilave edhe Hungaria.
Ministri i Jashtëm "hyn mblesë në Prishtinë" për Liderin Dixhital
Ka nisur një të ashtuquajtur tur rajonal ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ai ka qenë në Prishtinë sot ku është takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Në konferencën për shtyp me Gërvallën ra në sy edhe kultura gjuhësore e z. Hasani të cilit dikush duhet t’i sqarojë se ka nevojë imediate të përmirësojë shqipen e vet.
Sa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri? Drejtoresha e INSTAT: Prisni qershorin!
Drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli ka hedhur poshtë zërat sipas të cilave në Censin e fundit të popullsisë dhe baznesave rezultojnë se në vend jetojnë 1.7 milionë banorë. Ajo ka deklaruar në një konferencë për shtyp se një shifër e tillë nuk ka sesi të jetë e vërtetë ndërkohë që informacionet ende po përpunohen.
Pasojat e Gazas, Irani godet njësitë e Mossad-it në Erbil
Irani ka deklaruar se ka goditur “një qendër izrealite spiunazhi” pranë konsullatës amerikane në Irbil të Irakut, duke sinjalizuar kështu se veprimet e Jeruzalemit nuk do të kalojnë pa përgjigje. Qendra është goditur me raketa iraniane, duke njoftuar kështu qartazi se Teherani po analizon opsionin ushtarak me Izraelin në të gjithë avantpostet e tyre në Lindjen e Mesme.
25 vjet pas Raçakut, Beogradi i përmbahet qëndrimit të Millosheviçit: Viktimat ishin guerrilas
Agjencia e lajmeve së Serbisë, “Tanjug” raporton për një takim mes kreut të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, me Danica Marinkoviç, që “zhvilloi hetime në skenën e krimit pas 15 janarit 1999, ku ndodhën përplasje me armë në Raçak të Kosovës”. Për zyrtarin serb roli i Marinkoviç është esencial në zbulimin e së vërtetës dhe se ajo do t’i mbetet trashëgimi të ardhmes.
Thellohet pabarazia, pesë më të pasurit e dyfishuan pasurinë në 3 vjet
Pavarësisht krizës në shumë rajone të botës, më të pasurit vijojnë të shtojnë pasuritë e tyre. Sipas një raporti të Oxfam, pesë njerëzit më të pasur në botë e kanë dyfishuar pasurinë e tyre që nga viti 2020. Pasuria e tyre është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas marrjes në konsideratë të inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të ketë trilionerin e parë brenda dekadës.
FMN: 40% e vendeve të punës do të preken nga inteligjenca artificiale
Inteligjenca artificiale do të ndikojë në 40% të vendeve të punës dhe ndoshta do të përkeqësojë pabarazinë. Ky është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
AI, termi për sistemet kompjuterike që mund të kryejnë detyra që zakonisht lidhen me nivelet njerëzore të inteligjencës, është gati të ndryshojë thellësisht ekonominë globale. Ekonomitë e mëdha janë të parat që preken.