Slideri Kryesor
Vetëm 18% e mbetjeve riciklohen
Ngritja e dy inceneratorëve në Fier dhe Elbasan si dhe plani për të vënë në punë edhe një incinerator në Tiranë duket se ka penguar projektin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku një vend kryesor zë riciklimi.
Drejtuesja e programit të qeverisë gjermane GIZ, Christine Koenig, na zbulon se Shqipëria renditet si një nga vendet me normën më të ulët të mbetjeve të ricikluara në Europë, ndonëse direktivat e Brukselit janë për reduktimin e sasive të mbetjeve që shkonjnë në landfille.
Dijetari i letërsisë dhe presidenti historik i Kosovës
Në Kosovë është përkujtuar sot 18 vjetori i ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, presidenti i parë i Republikës, krijuar në kushtet e një izolimi tërësor, por me mjetete ekskluzive të paqes. Të asaj Republike që u tall jo rrallë, të cilës iu matën metrat katrorë, që u përqesh, por që nuk u mohua dot.
Preferenca ime ka qenë për artistët e panjohur shqiptarë në Paris
"Vetë i çuat atje, vetë i vratë"
Në vakinë e inskenuar të kryeministrit për 21 janarin – ku ky shfaqet me ndonjë lule në dorë e duke të hapur barkun shkon në boulevard – një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë dhe atij. I riu, që identifikohet si Daniel Katana raportohet të këtë deklaruar se:
Vetë i çuat atje, vetë i vratë
OKB: 25 mijë viktima në Gaza. 70% janë gra ose fëmijë
Numri i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 25 mijë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 70% e tyre, pra rreth 17 000 janë gra ose fëmijë, një tregues ky i llojit të operacionit që po kryhet nga ushtria izraelite. Ndërkohë numri i të vrarëve në radhët e ushtrisë izraelite është 195.
Dritë e re mbi origjinën e hungarezëve
Burime të pashfrytëzuara më parë sjellin prova të reja mbi origjinën e hugarezëve. Instituti i Kërkimeve Hungareze bëri të ditur se viti që u mbyll ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, sidomos në fushat e filologjisë klasike dhe arkeogjenetikës.
Publikohet video e 21 janarit realizuar nga taraca e Kryeministrisë
Gazeta "Tema" sjell sot një reagim të ish-kryeprokurores Ina Rama, sipas së cilës pamjet filmike të 21 janarit 2011, të realizuara nga Kryeministria bashkë me serverin përkatës janë zhdukur. Gazeta shton se kaq mjafton që Sali Berisha të procedohet për prishje të provave.
Analistët e ekonomisë, një klikë tribale që beson vetëm modelet e veta
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se një klikë tribale ekonomistësh kanë krijuar besim të verbër te disa modele të caktura, që shpesh nuk kanë lidhje me realitetin. Lagarde, e cila ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së FMN-së, foli në konferencën me titull « Si t’i besojmë ekonomisë », në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.
Republikat balltike vendosin fortifikimin e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
Tri republikat balltike, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord që të ndërtojnë fortifikime përgjatë kufirit të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë. Lajmi raportohet edhe nga media ruse sipas të cilave të trija republikat ish-sovjetike janë dakordësuar që të ndërtojë instalime mbrojtëse kundër penetrimit ushtarak të mjeteve dhe trupave.
Vendet balltike janë një zonë operacionesh dhe ndaj instalimet do të ndërtohen në koordinim me Letoninë dhe Lituaninë
Nuk duam një Hiroshima të inteligjencës artificiale
Samiti i këtij viti në Davos tregoi se elita botërore ka nisur të artikulojë shqetësimet e para lidhur me inteligjencën artificiale. Një ton tjetër u vu re këtë janar në takimin e përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Midis numrit të pallogaritshëm të vendeve të punës të humbura nga furia e AI dhe rrezikut të dezinformimit edhe më të shfrenuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti, liderët e biznesit, qeverive dhe ekonomisë kanë filluar të pyesin hapur nëse bota duhet - ose ndoshta edhe mundet, që në këtë pikë të shkelë frenat.