Slideri Kryesor

Berisha “shpëton” Interforzan: "Pajisja e përgjimit ka hyrë në thyerje të marrëveshjes ndërshtetërore me palën italiane”

Postuar në 18 Maj, 2016 14:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar më tej sot duke ofruar “informacione të sigurta” siç i quan ai, për pajisjen e përgjimit që pretendohet se operon në Shqipëri në kushte antiligjore. Madje, Berisha shkruan në Facebook, se pajisja ka hyrë dhe përdoret “...ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane”, duke nxjerrë kështu jashtë “përgjegjësisë” misionin Interforza dhe palën italiane.

Ministri i Brendshëm:"Nuk ka, nuk ka patur dhe nuk do të ketë pajisje përgjimi". Pse po trajnohen policët për përgjime atëherë?

Postuar në 18 Maj, 2016 14:13

Pjesë nga fjala e Sajmir Tahirit, ministër i Brendshëm, sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Dyshojnë se Tahiri ka përgjuar nga Vlora

Postuar në 18 Maj, 2016 12:11

Kreu i SHISH Visho Ajazi dha shpjegimet e tij në Komisionin e Sigurisë lidhur me pajisjen interceptuese që është përdorur nga policia shqiptare për trajnimin e efektivëve të saj. Nga deklarimet e tij u la të nënkuptohet se SHISH ka qenë i shqetësuar për mungesën e transparenvës në përdorimin e kësaj paisje.

Rasti Balili, fillimi i fundit për qeverinë Rama ka nisur

Postuar në 18 Maj, 2016 11:48

Implikimi i një zyrtari shtetëror në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe gjithçka pasoi me mosarrestimin dhe zhdukjen e tij, ekspozon turpshëm qeverinë shqiptare përpara partnerëve ndërkombëtarë dhe kompromenton rëndë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Faktet që dolën në dritë falë hetimit të policisë greke dhe DEA-s amerikane lidhin keq të ardhmen politike të udhëheqjes aktuale që përballë çdo argumenti ka të dokumentuar implikimin e strukturave të saj në rrjetet kriminale të drogës.

Nuk i eci presioni ndaj Gjykatës, rrëzimi i parë për Erionin

Postuar në 18 Maj, 2016 10:54

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës për ndryshimin e trupës gjykuese për çështjen e ndërtimit të pallatit 17-katësh, poshtë digës së Liqenit Artificial. Mësohet se gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e Avokaturës për ndryshim të gjyqtarëve. Bashkia e Tiranës kërkonte përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se kanë konflikt interesi, dhe kërkesa e dytë ishte e firmës që po ndërton objektin, që kërkonte shfuqizimin e vendimit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik që pezulloi ndërtimin, kërkesë për të cilën gjykata nuk është shprehur ende.

Thesari i Shtetit: U rritën të ardhurat 7.4%, ranë shpenzimet 8.4%

Postuar në 18 Maj, 2016 03:03

Sipas të dhënave paraprake të Thesarit të Shtetit, të ardhurat buxhetore në 4 muajt e parë të vitit ishin rreth 1.09 miliardë dollarë, ose 7.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa shpenzimet ishin rreth 950 milionë dollarë, ose 8.4% më pak se vjet. Si rezultat, deri në fund të prillit, kemi patur një suficit buxhetor prej rreth 140 milionë dollarësh (në të njëjtën periudhë vjet, kishim një deficit buxhetor prej 30 milionë dollarësh).

Dueli Basha-Nishani dhe “kryeministri” Meta

Postuar në 17 Maj, 2016 21:56

Në lajmin për takimin e djeshëm Basha-Majko, Top Channel-i kishte përdorur titrat “Takimi ‘presidencial’ Majko-Basha”. Pamjet ekskluzive të takimit, të transmetuara nga ky televizion, lënë të kuptohet se takimi mund t’i jetë lajmëruar më parë nga organizatori i tij, Majko, dhe se zgjedhja e fjalës “presidenciale” në titra mund të mos ketë qenë e rastësisshme.

Pajisja e përgjimit, prokuroria e nis punën me Ardian Çipën

Postuar në 17 Maj, 2016 21:43

Prokuroria ka nisur seancat e pyetjeve për pajisjen e përgjimit që pretendohet se disponohet nga policia në kushte jashtëligjore, me zv.drejtorin Ardian Çipa. “Për thuajse dy orë, Ardian Çipa, Zv.drejtor i policisë së shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare. Çipa u mor në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi. Çipa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia”, raporton portali “lapsi.al”.

Kurdiset dhe paralajmëron vetëgjyqësi me Gj. Administrative për ndërtimet te diga e Liqenit. Shpresë për qetësi dhe dashuri vetëm nga ambasadorët

Postuar në 17 Maj, 2016 21:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore, siç e quan ai, me banorë, për projektin e sheshit “Skënderbej”. Duke folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Administrative për një ndërtim te diga e Liqenit në Tiranë, Veliaj, deklaroi se “nuk do të ketë ndërtime”. “Nuk më interesojnë vendimet e gjykatave. Më intereson populli i Tiranës”, shtoi ai.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor