Kurdiset dhe paralajmëron vetëgjyqësi me Gj. Administrative për ndërtimet te diga e Liqenit. Shpresë për qetësi dhe dashuri vetëm nga ambasadorët

Postuar në 17 Maj, 2016 21:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore, siç e quan ai, me banorë, për projektin e sheshit “Skënderbej”. Duke folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Administrative për një ndërtim te diga e Liqenit në Tiranë, Veliaj, deklaroi se “nuk do të ketë ndërtime”. “Nuk më interesojnë vendimet e gjykatave. Më intereson populli i Tiranës”, shtoi ai.

Një rekord më vete ky i një karagjozllëku të llogaritur, i cili pas “popullit të Tiranës” fsheh duke zbuluar, anëtarësinë e PS-së, që edhe njëherë po shërbehet me tullumbacet e “kryetarit të ri në horizont” dhe hakërrimet e tij anti-Berishë. Dikush të paktën t’i thotë që të ulë marzhin e budallallëkut që shpaloset në show të tilla.

Sepse një vendim gjykate mund të jetë edhe ai për fallsifikim firme dhe zotëria pastaj mund të lërë jetim “popullin e Tiranës” për të cilin merakoset kaq shumë. Pasi vendimi i gjykatës zbatohet. Ky është sistemi.

Pa folur pastaj për sjelljen në raste të tjera kur kryetari u tregon njerëzve vendimin e gjykatës. Është e kuptueshme që një alamet pallati që ngrihet në një zonë të preferuar, pa kaluar më parë, apo pyetur kryetarin, të bën të ndihesh keq, pasi nuk është gjë e vogël. Por është një gjë të jesh kundër ndërtimeve dhe tjetër të thuash nuk pyes për gjykatën, duke u rënë trumpetave për protestë socialistësh që e shet si protestë qytetarësh.

Lojëra të cekëta, pas një interesi të hapur, që nuk mund të fshihet dot më. Kundër pallatit janë ndoshta të gjithë, por natyrisht, kjo nuk përligj vicklat e personit në fjalë, që nëse do të flisnim me tonin e tij, patjetër që do ta quanim: Pizevengu i Rilindjes. Se edhe kështu po sillet.

Erjon Veliaj: Nuk do te kete ndertim te diga e... by 3-14-15-92

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Plotesisht dakort me shkrimin. Zoteria ka disa muaj qe ka marre super-xhiro. Ne ndryshim nga ju shpresoj te jete vetem delir i momentit. Ne rast se vertetohet e kunderta; te mjeret ne.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Shume e drejte. Ky person gjithe jeten e ti e ka jetuar si pizeveng. Pizeveng kur shiste fiq, pizeveng kur shkonte ne shkolle, pizeveng jashte shtetit, ashtu edhe brenda shtetit. Por ishte i parendesishem dhe nuk dallohej ne sfondin e pizevengllekut te pergjithshem. Qe kur e yshten per te themeluar MJAFT-in dhe e ferkuan me para filloi te behet pizeveng i rendesishem, u be pizeveng gerthites deri sa me te drejte sot meriton titullin pizeveng i Rilindjes. Po Rilindja ka edhe pizevengjer te tjere, aq sa edhe Rilindjen mund ta quajme Rilindja e Pizevengeve ose e Pizevengllekut, po te doni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.