Slideri Kryesor
“Duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët”
Serbia dëshiron të vendosë marrëdhënie sa më të ngushta të mundshme me Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri serb, Alexander Vuçiç, gjatë takimit me homologun e tij, Edi Rama në kuadër të Samitit të Parisit. Dje u bë i ditur lajmi se të dyja vendet do të organizojnë një konferencë të përbashkët të biznesit dhe të politikës në funksion të forcimit të këtij bashkëpunimi. Por një rëndësi jo të vogël kanë edhe fjalët e kryeministrit serb, që ka folur hapur në favor të miqësimit serbo-shqiptar.
"Ballkani Perëndimor nuk ka pse të ketë frikë nga Brexit. Perspektiva për në BE mbetet”
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk prek perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të paktën këtë garanci e ka dhënë nga Konferenca e Parisit, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi sërish nevojën e përmbushjes së standardeve. "Me vendimin e Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë. Këto vende nuk kanë pse të kenë frikë...Fjala është natyrisht për kushtet që ato duhet të përmbushin për ta çuar përpara procesin e pranimit. Në këtë drejtim secili vend ka arritur në një stad tjetër”, citon Merkel, agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle”.
Shpërthime në Medinë, pranë xhamisë së Profetit (Video)
Dy shpërthime të fuqishme nga sulme me bombë tronditën këtë të hënë qytetin e Kadifit në lindje të Arabisë Saudite. Sulmet u ndërmorën në prag të faljes së madhe dhe pelegrinazhit për festën e Bajramit. Njëkohësisht një kamikaz u hodh në erë në afërsi të xhamisë së Profetit Muhamed në Medinë siç raportoi rrjeti Al-Arabiya.
Nata e së hënës është e fundit e muajit të Ramazanit në prag të Bajramit të Madh, festës më të madhe të myslymanëve.
Kredia e BERZH për hekurudhën shitet si sukses për Shqipërinë në Samitin e Parisit!
Samiti i Berlinit ishte një sukses për Shqipërinë. Aty Shqipëria mori financime për projektin e lidhjes energjetike me Maqedoninë dhe siç thotë zv.ministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, janë lëvruar këstet e para nga KFW gjermane. Po sipas zv.ministres edhe Samiti i Parisit ka rezultuar i suksesshëm për Shqipërinë. Në një intervistë për TemaTv, Barbullushi tha se vendi ynë, i përfaqësuar në këtë samit nga kryeministri Edi Rama, ka marrë financime për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe zgjatjen e saj deri në Rinas.
Ngjarja e Rinasit, reagon Presidenti: Apel Kuvendit për hetim parlamentar
Presidenti i Republikës ka reaguar sot ndaj apelit të një pjese të politikës për trajtimin e grabitjes në Rinas, si pjesë e sigurisë kombëtare. Përmes një deklarate publikuar në faqen online të Presidencës, kreu i shtetit garanton ndërmarrjen e hapave që i lejon kushtetuta, duke apeluar nga Kuvendi i Shqipërisë hetim parlametar.
Kursi politik: Edhe fotoja 80 mijë dollarëshe “shkëmbehet” me reformën në drejtësi që quhet “Operacion Ndërkombëtar”
Kryeministria ka reaguar sot pndaj padisë që Partia Demokratike ka depozituar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e fotos me Barack Obamën dhe pretendimin se për të janë paguar 80 mijë dollarë. Padia e ka vënë praktikisht nën hetim kryeministrin që sot është kundërpërgjigjur sërish me thirrjen për reformën në drejtësi.
Këtu ka tradhëti burra!
Pas deklaratave të kompanisë TIA se kishte njoftuar në kohë policinë për grabitjen në pistën e aeroportit, reagoi ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që tha se policia ka bërë shumë, por duhet t bëjë më shumë për rendin dhe sigurinë . Megjithatë ai shprehet i bindur se për rastin e grabitjes së Rinasit përgjegjësia është e firmës konçesionare që menaxhon shërbimet aeroportuale të sigurisë
Farage jep dorëheqjen: Nuk jam politikan profesionist, erdha nga rruga dhe nxora Britaninë nga BE (video)
Vendimin i tij për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë për Pavarësinë e Anglisë njoftoi lideri ksenofob i saj Nigel Farage, i cili udhëhoqi referendimin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.“Gjatë referendumit kam thënë se unë dua të më kthejnë vendin tim, tani unë dua jetën time mbrapsht"-deklaroi Farage.
LSI me versionin e PD-së: Ngjarja e Rinasit, më e rënda që nga viti 1997. A po “certifikohet” Tahiri si i paaftë?
Ngjarja e Rinasit, grabitja spektakolare që la me gisht në gojë të gjithë aktorët përgjegjës të sigurisë, po kalon në axhendën e diskutimit politik. Ndonëse hetimet kanë nisur dhe ka madje disa të arrestuar, përfaqësues të politikës nuk hezitojnë të japin variante për konsum publik mbi atë që ka ndodhur. “Siguria në Rinas është zero, ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shumë e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit.