Slideri Kryesor

"Struci" i rendit dhe i sigurisë

Postuar në 02 Korrik, 2016 20:53

Sot Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe titullarit të saj, Sajmir Tahiri, i ka ardhur në ndihmë media. Një raport i publikuar fillimisht nga “Top-Channel” për një testim të kryer në perimetrin e aeroportit të Rinasit ka bërë xhiron e të gjitha mediave, në funksion të një qëllimi: përgjegjësinë për sigurinë në një hapësirë të caktuar të aeroportit të Tiranës, me përkufizim Objekt i Rëndësisë së Veçantë – e kanë disa firma nënkontraktore private që kanë neglizhuar sugjerimet e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe të Policisë së Shtetit.

Brexit si një mundësi për reformimin në themel të BE-së

Postuar në 02 Korrik, 2016 18:52

George Soros ka mbajtur para dy ditësh një fjalim në Parlamentin Europian ku ka folur për Brexit dhe Europën. I artikuluar si kundërshtar i politikave gjermane mbi BE-në, Soros, analizon me optimizëm votën e daljes së britanikëve, në dritën e reaksionit që ajo ka prodhuar në Britani. Sipas Soros, firmosja e peticionit për të rizhvilluar referendumin është një shenjë që BE-ja duhet ta kapë me pozitivitet për të vënë në jetë ristrukturimin dhe reformat, për të mbyllur mangësitë dhe defiçencat demokratike.

"Ka një skenar të errët për ta zhbërë Himarën"

Postuar në 02 Korrik, 2016 15:36

Ish-deputeti himarjot, biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan në profilin e vet në Facebook për atë që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Policia komunikoi për një zënkë për motive të dobëta, por Neranxi flet për një skenar të errët. Më poshtë statusi i Neranxit:

Shqiptarët dhe grekët kanë tejkaluar kryeministrat. Cipras e Rama të paaftë të menaxhojnë dinamikën mes dy vendeve

Postuar në 02 Korrik, 2016 13:14

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule komentoi sot deklaratat e ministrisë së Jashtme shqiptare, lidhur me qëndrimin që mbajti qeveria greke në konfliktin e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku para pak ditësh u shënuan incidente gjatë një diskutimi për çështje të pronësisë. Dule lëshoi kritika për dy qeveritë në prani edhe të përfaqësuesit të qeverisë greke, i cili kërkoi që minoriteti të bashkohet.“Është e natyrshme që Greqia të interesohet për fatin e bashkëkombësve të vet, ashtu si Shqipëria duhet të interesohet për bashkëkombësit e saj.

Socialistët e Shqipërisë dhe minoritarët, dy popuj miq

Postuar në 02 Korrik, 2016 13:10

Populli socialist dhe populli minoritar grek në Shqipëri janë dy pouj miq. Këtë e thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. “Motra dhe vëllezër minoritarë, i dashur Vangjel, i dashur dhe i paharruar Solis. Pavarësisht momenteve të caktuara, koniunkturave që na kanë parë herë më afër herë më larg, në fakt ne kemi qenë përherë pranë. Historikisht për PS minoriteti ka qenë i afërt. PS ka të drejtë të krenohet për të gjithë solidaritetin që ka treguar në 25 vjet me popullin e minoritetit.

PD: Policia e implikuar në grabitjen e Rinasit, shuma e vjedhur 10 milionë euro

Postuar në 02 Korrik, 2016 12:11

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshem, Sajmir Tahiri se po mbajnë të fshehta disa fakte tronditëse në lidhje me grabitjen në pistën e Aeroportit të Rinasit, që sipas saj dëshmojnë implikimin e shefave të rëndësishëm të Tahirit në këtë histori.

Ngre krye populizmi, Orban paralajmëron referendum në vjeshtë për emigracionin

Postuar në 02 Korrik, 2016 09:37

I përforcuar pas tronditjes që shkaktoi vota në favor të tërheqjes e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban insiston në planin e tij për të organizuar  në vjeshtë një referendum mbi Migracionin. Diplomatët evropianë konsiderojnë se kjo është një nga  betejat e ardhshme të Brukselit kundër politikanëve populistë.

Zv. Presidenti amerikan Biden në Tiranë në gusht?

Postuar në 02 Korrik, 2016 09:17

Zv. Presidenti amerikan Joe Biden do të jetë në Tiranë më 26 gusht. Kështu shkruan “Vizion Plus” që e lidh vizitën me reformën në Drejtësi. “Nëse ajo miratohet, burimet thanë se zv/presidenti Biden, do të japë shpërblesën për palët që punuan për kalimin e amendimeve kushtetuese. Por nëse ajo dështon, atëherë mesazhi i tij, pritet të jetë edhe më ndëshkues për faktorët politikë”, raporton VP. Vizita paraprihet nga ajo e ndihmës sekretares së Shtetit, Victoria Nuland më 10 korrik të këtij viti.

Ekzekutivi amerikan në veprim përtej të drejtave të veta. Çështja “Clinton” dhe përgjimi i gazetarëve, dy mesazhe jopozitive nga SHBA

Postuar në 01 Korrik, 2016 23:24

Çështja e e-maileve të Hillary Clinton ka marrë një tjetër përmasë së fundmi, teksa është zbuluar një takim mes Bill Clinton dhe prokuorores së Përgjithshme, Loretta Lynch në aeroportin e Phoenix. Siç bëjnë me dije mediat amerikane, takimi ka qenë i paplanifikuar dhe ka zgjatur për 20 minuta. Lynch mohoi në një konferencë për shtyp se në takim është folur për çështjen e e-maileve, duke shtuar se me ish-presidentin amerikan është folur për nipëritë, udhëtimet e tyre dhe Brexit. Pra çështje të ndryshme për një 20 minutësh. Por vetë takimi ka krijuar pështjellime.

5 te ndaluar për grabitjen në Aeroport, punonjës të kompanisë konçesionare dhe një shoqërues i parave

Postuar në 01 Korrik, 2016 23:08

Prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e disa drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit, për grabitjen me armë të ndodhur një ditë më parë. Nnë bazë të veprimeve të deritanishme dyshohet se drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor