Slideri Kryesor

Koncesioni i Rrugës së Kombit, fiton oferta më e shtrenjtë

Postuar në 22 Korrik, 2016 16:34

Ministria e Transporteve shpalli si ofertë të preferuar, për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit konsorciumin turk “Vendeka Bilgi Teknolojileri”. Turqit që marrin shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e rrugës me koncesion për 30 vjet kanë kërkuar 5.6 milion euro në vit subvencion nga shteti.

Ofertat

Porti i Karpenit, një zgjidhje strategjike që shmang kostot e Roterdamit?

Postuar në 22 Korrik, 2016 14:57

Dje Parlameti shqiptar miratoi me 84 vota pro, 1 abstenim dhe 55 deputetë pa votuar,  projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e portit dhe zonës ekonomike mbështetëse në Karpen të Kavajës. Është bërë e njohur se investimi në total shkon 5 miliardë dollarë dhe e gjithë zona do të kapë 1700 ha.

“Stalini” brenda Erdoganit

Postuar në 22 Korrik, 2016 14:37

“Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët. 

Gjykata e Lartë bllokon ndërtimin e pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit

Postuar në 22 Korrik, 2016 13:07

Gazeta “shqiptarja.com” raporton se Gjykata e Lartë ka vendosur pezullimin e ndërtimit të pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit në Tiranë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë që sipas burimeve të cituara nga kjo gazetë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Administrative, e cila nga ana e vet pezullonte urdhër pezullimin që Instituti i Monumenteve kishte lëshuar për pallatin. Një odise e pakuptimtë ligjore ku firmat e institucioneve të ndryshme përplasen, bëhen e zhbëhen, ndërkohë që faturën e paguan biznesi në fjalë, por edhe mjedisi.

Hahn e Mogherini kërkojnë të nisë menjëherë zbatimi i reformës, BE nuk nxitohet për hapjen e negociatave

Postuar në 22 Korrik, 2016 11:03

Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi u përshëndet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, dhe komisioneri europian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johanes Han. Ata vlerësuan forcat politike që arritën konsensusin për një vendim të tillë historik, dhe theksuan se i rëndësishëm është zbatimi i saj.

LSI mbetet në koalicion, Manjani: S'kemi arsye pse të shkelim marrëveshjen

Postuar në 22 Korrik, 2016 09:30

LSI do të qëndrojë në qeveri, pavarësisht zhvillimeve që vunë në pikëpyetje koalicionin e majtë. Të paktën këtë konfirmoi Ylli Manjani për Opinion, kur u pyet nëse LSI do të ndërmarrë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama. "Në dijeninë time më të mirë jo, s’kemi histori, skenarë me vijë apo prapavijë.

"Partneriteti ynë tani është më i fortë"

Postuar në 22 Korrik, 2016 04:01

Pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, ambasadori amerikan ka dalë me këtë deklaratë: "Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.

Reforma u miratua – fillon beteja për 71-shin

Postuar në 22 Korrik, 2016 00:16

Në ditët që do të vijnë, ka gjasa të mëdha qe Berisha, Basha etj. të mundohen të bindin publikun, se falë qëndresës së tyre, Rama u tërhoq nga një draft i reformes ne drejtesi, që kishte këtë e atë të keqe.

ONM me rolin e një "portali" për KLP dhe KLGJ-në

Postuar në 21 Korrik, 2016 21:05

"Top-Channel" referon këtë përmbajtje të marrëveshjes së sotme për kandidatët e Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Marrrëveshje. Ndoshta nuk e shkelin kësaj radhe

Postuar në 21 Korrik, 2016 19:06

Duket se palët kanë arritur një marrëveshje mbi mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve  jogjyqtarë të Kolegjit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve joprokurorë të Kolegjit të Lartë Prokurorial. Lajmi është bërë publik nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka falenderuar kolegët e tij, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Propozimi ka ardhur nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe nuk dihet mirë se ku konsiston teknikisht, por ai do të zbardhet në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm që duhet ta miratojë atë paraprakisht e mandej të kalojë në seancë bashkë me pjesën tjetër të reformës.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor