Slideri Kryesor
BE-ja e shqetësuar për Haradinajn, por asnjë vërejtje Serbisë
Arrestimi i Haradinaj nuk ndihmon klimën e favorshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mesazh erdhi së pari nga përfaqësuesja e shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini gjatë debatit të zhvilluar mbi rezolutën për Serbinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian, ku në fakt Beogradit nuk i vihet asnjë pengesë për integrimin në BE pavarësisht urdhër-arresteve që ka në fuqi.
Tirana zyrtare ngatërron Maqedoninë me LSI-në
Nikolla Gruevski është mandatuar tanimë nga presidenti maqedonas si njeriu që duhet të krijojë qeverinë e re. Nga ky moment, ish-kryeministri maqedonas, njeriu që dominon skenën politike në vend deri më tani, do të nisë një luftë nervash që zhvillohet pas kuintave dhe që synon të dakordësojë një marrëveshje që zgjidh krizën. Zoran Zaev mbetet në pritje të përpjekjeve të Gruevskit që ka deklaruar për gazetën “Dnevnik” se “unë do të përpiqem të krijojë qeverinë e re, por jo me çdo çmim”.
Lista të hapura, mosndryshim i vendvotimit të zgjedhësit dhe shfuqizimi i KQZ-së
Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur sot përmes kreut të Grupit Parlamentar, Petrit Vasili, 7 amendamente për Kodin Zgjedhor. Përveç propozimeve për rritjen e sanksioneve, deri në sanksione penale për fotografimin e votës, apo blerjen e saj, rëndësi kanë tri propozime të tjera. Partia e Ilir Metës ka propozuar lista të hapura për caktimin e kandidatëve për deputetë, duke parashtruar këtë argumentim:
Shpërthimet e Bankers, fshati Zharrëz mund të zhvendoset
Konkluzionin përfundimtar se kush është përgjegjës për lëkundjet që shkaktohen në zonën e Zharrëzës do ta japë një ekspert ndërkombëtar. Grupi i punës i kryesuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur ecurinë e kësaj çështjeje raporton Tv Klan.Burime zyrtare thanë se auditimi i gjithë proçesit do t’u lihet në dorë ekspertëve të pavarur ndërkombëtar.
Pentagoni: Nuk përjashtojmë veprimin ushtarak ndaj testimeve të Koresë së Veriut
Ndërkohë që presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, deklaron se testi I raketave ndërkontinentale balisitke të Koresë së Veriut, nuk do të ndodhë, sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka shkuar më tej duke bërë të qartë se nuk përjashtohen veprimet ushtarake.
Papandreu në gjyq për mashtrim me premtimet elektorale në vitin 2009
Në bankën e të akuzuarve do të ulet më 19 janar, ish-kryeministri dhe ish-lideri i PASOK Jorgos Papandreu. Gjykata e Shkallës së Parë të Athinës do të shyrtojë padinë e ngritur nga një toger në pension i Marinës Greke, i cili kërkon kompensim për dëmin moral të shkaktuar nga ish-kryetari i PASOK-ut për fyerje të personalitetit të tij nga mosmbajtja e premtimeve elektorale të vitit 2009, kur Jorgos Papandreu u tha grekëve se paratë për daljen nga kriza ishin në arkat e qeverisë.
Gruevski komenton platformën e shqiptarëve: Nuk pranoj kushte
Nikolla Gruevski, kreu i partisë fituese të zgjdhjeve të parakohshme në Maqedoni është mandatuar nga presidenti George Ivanon per krijimin e qeverise se re. 46-vjeçari ka deklaruar se do të mundohet të krijojë qeverine e re, por jo me çdo kusht. Duke komentuar platformën e partive shqiptare, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçeve apo viset tjera ku ata nuk jetojnë. Sipas tij, shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë jetese
Meta del njëherë nga Kosova, dolën çështje me Serbinë për t'u zgjidhur
Teksa media pranë qeverisë ia njohu kryeminitrit Rama “suksesin” e marrëveshjes së faktorit politik shqiptar në Maqedoni, pa i lënë vend interpretimeve apo pikëpyetjeve mbi platformën magjike që bashkoi feudet e vjetra dhe të reja politike të shqiptarëve, pjesa tjetër e qeverisë në Tiranë ka aktivizuar diplomacinë paralele në një tjetër “çështje të nxehtë”. Kjo për të mos humbur garën e protagonizmit patriotik në çështje të karakterit kombëtar aq më tepër në një vit zgjedhor si ky i sivjetshmi.
ISIS godet edhe në Jeruzalem, kamioni shtyp turmën e ushtarëve (Video)
Një palestinez përplasi kamionin e tij me një grup ushtarësh izraelitë në një rrugë për këmbësorë në Jeruzalemin perëndimor, duke vrarë katër ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë në një sulm të qëllimshëm. Disa orë më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se autori i sulmit ishte një mbështetës i Shtetit Islamik. "Ne e dimë identitetin e agresorit dhe sipas të gjitha indikacioneve, është një mbështetës i Shtetit Islamik” tha kryeministri Netanyahu në një deklaratë.
Arritje apo një “fitore publicitare” në Maqedoni?
Në Tiranë e përshëndetën thuajse të gjithë arritjen e marrëveshjes së partive shqiptare. Në këtë kuptim, Tirana zyrtare po ndërhyn hapur në politikën e brendshme të Maqedonisë, duke krijuar kushtet për tensione të së ardhmes, në një rajon ku koniunkturat ndryshojnë shumë shpejt. Nuk u pa e nuk u lexua gjëkundi asnjë analizë për pasojat dhe perspektivat që krijon kjo marrëveshje në kushtet kur ajo do të kërkohet që të miratohet në Kuvendin e këtij vendi siç po flitet këto orë.