Slideri Kryesor
Berisha 2017: Në pritje të Trump-it dhe të Metës
Në vitin 1992, Berisha erdhi për herë të parë në pushtet, falë votës së mbi 1.1 milionë shqiptarëve që votuan për ndryshimin e sistemit (jo domosdoshmërisht për të personalisht).
Të pathënat e “Pranverës Arabe” dhe ndryshimet në 2017
Kryengritjet arabe, të cilat Perëndimi i përcaktoi si "Pranvera Arabe" për shumë arsye mund të mos kenë dhënë rezultatet e pritura në përmirësimin e kushteve ekonomike, politike dhe sociale të këtyre popujve. Por sqaruan shumë aspekte të turbullta që lidhen me strukturat dhe politikat e sistemit ndërkombëtar që u formuan në Lindjen e Mesme pas në vitin 1918 dhe të themeluara zyrtarisht pas Luftës së Dytë Botërore.
Hitleri ka filluar të shitet mirë në Gjermani
Hitleri ka nisur të shitet mirë në Gjermani. Aq sa edhe rrjeti BBC i ka lënë hapësirë kësaj prirjeje të lexuesit gjerman që sinjalizon simpatinë për të djathtën ekstreme.m
Gardh kufitar edhe me Kanadanë?
Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij.
Tregëtia politike me reformën në drejtësi
A do të detyrohet kryeministri të japë dorëheqjen? Ky është titulli i një shkrimi në gazetën e majtë izraelite “Haaretz”, një kritike e fortë e Benjamin Netanyahut. Shkrimi merr shkas nga “mësymja” e policisë në shtëpinë e kryministrit për ta marrë në pyetje rreth hetimeve ndaj tij. Akuzat janë dy: korrupsion përmes dhuaratave dhe tjetra një çështje më e madhe, por për të cilën nuk jepen hollësi.
Erdogani nxiti erë e po korr stuhi
Kohë përpara se të pritej ndërrimi i viteve ndaj shtresës shoqërore me orientim modern të Turqisë ishte paralajmëruar sulmi i tmerrshëm terrorist në klubin e natës "Reina". Gjatë javëve të fundit shpesh sharlatanë gjëmonin në mediat sociale kundër festës së Vitit të Ri me tituj si „Imam" ose „Hoxha". Në këtë kontekst ata as nuk u rezervuan që t'i shpallnin si "të pafe" e kësisoj edhe si objektiv të sulmeve të dhunshme ata që preferojnë mënyrën perëndimore të jetesës.
Bëmë gabim që njohëm Maqedoninë me emrin e saj
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka dhënë një intervistë agjencisë “Beta” përmes së cilës ka sqaruar disa drejtime të politikës së jashtme serbe në Ballkan. Ai ka folur për marrëdhëniet me Kosovën, me të cilën tha se duhet një zgjidhje permanente. Po kështu Daçiç ka komentuar zhvillimet në Kroaci, me rritjen e rolit të së djathtës dhe provokimet me natyrë historike.
Njeriu i Edi Ramës: Banda e Ilir Metës merr fund më 2017-ën
Spartak Ngjela, një prej njerëzve të afërt me kryeministrin Rama dhe mbështetës i politikave të tij ka dalë me një postim në rrjetet sociale ku thotë se politika amerikane do të godasë në 2017 dyshen Meta-Berisha si dy prej bandave më të rrezikshme politike të mbështetura nga krimi në Shqipëri. Të jetë profeci apo e bazuar në informacion të brendshëm kjo pritet të vërtetohet në 2017.
Një pjesë e postimit të Ngjelës:
Karikatura(politike) e Ramiz Alisë
Kush e ka ndjekur politikën në këto 25 vite nuk mund t’i ketë shpëtuar diferenca në leksikun politik, por edhe në mënyrën e shprehjes publike mes politikanëve që prodhoi lëvizja e dhjetorit ’90 dhe brezit paraardhës. Nëse do të kishte një letër lakmusi për të testuar dallimin, padyshim që Ramiz Alia do të merrte këtë vend. Ton i butë, asnjëherë zëri i ngritur, asnjë sharje, fyerje, asnjë agresion verbal(heqim këtu mbledhjet e mbyllura të Byrosë).