Slideri Kryesor

Dalje në det për Kosovën, nga shkurti shfrytëzon Portin e Durrësit

Postuar në 18 Janar, 2017 17:17

Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.

“Spektakli ekonomik i Trump do të dështojë, jam i sigurtë”

Postuar në 18 Janar, 2017 16:57

Ekonomisti i njohur amerikan dhe  fitues i çmimit “Nobel” në Ekonomi, Joseph Stiglitz ka bindjen se politikat ekonomike që ka ndërmend të ndjekë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump veçanërisht mbi importet janë të destinuara të dështojnë, duke folur për  perspektivën e një "luftë tregtare", me vende si Kina apo Meksiko.

"Kjo nuk do të funksionojë, unë jam i sigurtë", u tha ai gazetarëve gjatë Forumit Ekonomik Botëror në përgjigje të një pyetje në lidhje me kërcënimet e manjatit amerikan për rritjen e tarifave mbi mallrat e importuara, sidomos automobilëve.

Ambasada ruse: Deklarata e Lavrov për Kosovën është nxjerrë jashtë kontekstit

Postuar në 18 Janar, 2017 16:17

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot rreth raportimit që media shqiptare i bëri deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov mes të cilave u veçua apeli i tij që në Veri të Kosovës të mos ketë prezencë të forcave shqiptare të sigurisë. Ambsada deklaron se deklaratat e Lavrov janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe me këtë rast përcjell të plotë mesazhin e tij për këtë çështje:

 

Përgjojnë gjithë Shqipërinë, por nuk zbulojnë dot se kush përgjoi ministrin e Brendshëm në zyrë!

Postuar në 18 Janar, 2017 15:44

"AbcNews" raporton se prokuoria e Tiranës ka pezulluar hetimet për pajisjen e përgjimit që gjet në paradhomën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Lobisti i Ilir Metës, McKeon, konfirmon kontratën me LSI-në

Postuar në 18 Janar, 2017 14:02

Tri ditë më parë, “reporter.al” publikoi një lajm sipas të cilit Ilir Meta ka paguar një firmë lobimi në SHBA për të mundësuar marrëdhënie të nivelit të lartë me administratën e re amerikane duke paguar një shifër prej 15 mijë dollarësh në muaj.Në një intervistë të djeshme në “News24”, Meta replikoi duke thënë se “nuk merrem me media të Sorosit, apo pranë Sorosit”, mënyrë kjo për të zhvlerësuar lajmin pa dhënë përgjigje.

Raporti i forcave me Serbinë, Shqipëria shpenzon 8 herë më pak për mbrojtjen

Postuar në 18 Janar, 2017 12:19

Ditët e fundit nuk kanë munguar deklarata lufte nga Beogradi pas tensioneve me trenin e nisur drejt Mitrovicës. Teorikisht çdo konflikt ushtarak në rajon do të implikonte më shumë se dy palë dhe gjasat për rivendosur ekuilibra përmes forcës duket zgjidhja e fundit dhe më shumë një lojë deklaratash sesa një perspektivë politike. Gjithsesi Serbia dhe Shqipëria janë dy fuqi ushtarake me specifikat e tyre që lidhen si me orientimin strategjik të dy vendeve ashtu edhe me pozitën gjeografike.

"Jam një piktor që shkruaj"*

Postuar në 18 Janar, 2017 11:43

Në vitin 1974 hoqa dorë nga ëndrra për t’u bërë piktor dhe arkitekt dhe vendosa të bëhem shkrimtar. Vizatoja qëkurse kisha mësuar të lexoja dhe të shkruaja. Familja më nxiste: në shtëpi donin që të ndiqja karrierën e Le Corbusier, arkitekt dhe piktor. Po pse atëherë, ndërkohë që studioja në univeristet dhe pasi I isha dedikuar për 15 vite pikturës, vendosa të bëhem shkrimtar?

Rrezik real, apo përshkallëzim analizash dhe parashikimesh?

Postuar në 18 Janar, 2017 10:20

Dikush po kërkon të ndezë sërish erën e luftës në Ballkan dhe si përherë karremi është tensioni serbo-shqiptar. Ndalimi dhe lirimi i Haradinajt dhe treni I Mitrovicës kanë shërbyer si detonatorë që po shfrytëzohen politikisht, edhe pse është e qartë se një një luftë në përmasa si ajo e viteve ’90 është gati e pamundur në Ballkan për këtë brez që jeton. Do të ishte me siguri rrënim me kosto gati të pariparueshme. Situata po përshkallëzohet ndërkohë që në SHBA po ndodh rotacioni i pushtetit dhe kur nga BE-ja nuk vjen thuajse asnjë sinajl domethënës.

“Shpresoj që administrata Trump të ndryshojë politikën ndaj Ballkanit”

Postuar në 18 Janar, 2017 08:49

Incidenti me trenin që u provokua javën e shkuar, ka vënë në provë raportet e Serbisë me SHBA-në. Raporte që në një masë të madhe përcaktojnë sjelljen e Beogradit zyrtar në rajon. Presidenti serb, Tomislav Nikoliç nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e vet për sa I përket shqiptarëve dhe Perëndimit: sipas tij edhe në rastin Haradinaj, edhe në rastin e trenit, ka qenë mbështetja e BE-së dhe SHBA-së, që sipas tij ka përcaktuar reagimin e palës shqiptare.

"Mësues për Shqipërinë" apo xhelatë për fëmijët

Postuar në 17 Janar, 2017 21:39

Skandal me mësuesen e një shkolle 9 vjeçare në kryeqytet. Ajo është filmuar nga emisioni investigativ “Stop” teksa dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësit e klasës së parë në shkollën Skënder Luarasi. Videoja u transmetua në emisionin investigativ Stop që vendosi të ndjekë skandalin pas ankesave të shumë prindërve. Në pamje duket mësuesja  Fatime Vata që u drejtohet fëmijëve me ton të lartë dhe etiketimee fyese. Në kamerën e fshehtë të realizuar për 4 ditë rrjesht, mësuesja ka thuajese të njëjtën sjellje arrogante dhe poshtëruese me nxënësit.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor