Slideri Kryesor
Kumuria e Rrugës së Elbasanit
Shumëkush e cilësoi si tërmet atë që ndodhi me Ylli Manjanin. Për mendimin tim, intervista agresive ndaj qeverisë në “Top Channel” e Ministrit të Drejtësisë, ishte prova më e fundit e Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Pra ishte një tërmet i krijuar me dashje (kundër Saimir Tahirit) për të provuar rezistencën e koalicionit. Sizmiologët shpjegojnë, se, kur lëkundja e tokës është dukuri natyrore, njeh dy faza. Tërmetin kryesor dhe pas-tërmetet që vijnë duke u shuar. Për lëkundje para-tërmet nuk kemi dëgjuar. Patjetër ato ekzistojnë, por njerëzit nuk i kuptojnë.
Farsa për propozimin e deputetëve
Kohët e fundit ka filluar një debat me sherr për të drejtën e Autorit për një ide populiste alla Grillo, që anëtarët e partisë të jenë ata që propozojnë emra për deputetë. Dhe ndokush e çon edhe më tej, drejt populizmit, sot në modë, që: të jenë ata që miratojnë programe të caktuara, si buxheti, taksat etj..
Dështon seanca për CEZ (Video)
Në Komisionin Hetimor për CEZ ishte thirrur për të dëshmuar djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, emri i të cilit sipas deputetit Taulant Balla ishte përmendur në email-et e shtetasit Nue Kalaj, në llogarinë bankare të të cilt është gjurmuar një transfertë e dyshimtë prej 7 milionë eurosh. Kjo shumë dyshohet se i ka kaluar Kalajt si pagesë për ndërmjetësimin mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ për privatizimin e Kompanisë së Shpërndarjes.
Kush po përpiqet të “vrasë” presidentin Asad?
Që nga fundjava e kaluar ka qarkulluar një lajm në agjencitë e njohura ndërkombëtare se Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad është në gjendje kome. Madje mediat aluduan se ai anuloi një takim me industrialistë në periferi të Damaskut.
Agjencia ruse e lajmeve Sputnik thotë se lajmi se Bashar al-Assad kishte pësuar një goditje cerebrale u botua për herë të parë nga gazeta libaneze Al-Mustaqbal. Gazetari i njohur i “Al Jazeera” Faisal al-Qassem njoftoi gjithashtu në ‘Tëitter’ për 4.5 milion ndjekesit e tij se Assad është në gjendje kome.
Tsipras në Beograd: Për hir të sigurisë, Serbia duhet të ishte anëtare e BE-së
Serenata e takimeve Rama – Vuçic pasohet nga limonada e lidhjeve të posaçme mes grekëve dhe serbëve që artikulohen nga internacionalisti Aleksis Tsipras. Kryeministri grek, i provuar si zhgënjimi më i madh i 25 viteve të fundit në Greqi me deformimin e rezultateve të referendumit të fundit në Greqi, ka qenë këto dy dtë në Beograd, ku është takuar me homolgun Aleksander Vuçiç.
Udhëhiq protestën, unë do udhëheq vendin
Debate të forta kanë përfshirë Dhomën e ulët të parlamentit britanik rreth vizitës së kryeministres Theresa May në SHBA. Përfaqëesuesi i laburistëve, Jeremy Corbyn, ka deklaruar që kryeministrja të distancohet nga deklaratat e Trump për disa çështje. Po kështu ai ka bërë thirrje që të tërhiqet ftesa për vizitën e Trump në Britani. May ka qenë e vendosur në mbrojtjen e qëndrimeve të veta kur ka thënë se në disa tema presidenti amerikan ka ndryshuar qëndrim.
Rezoluta e PE: Duhet të votojnë 2 milionë shqiptarë që janë jashtë
Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian aprovoi me 52 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim draft -rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Në këtë draft-rezolutë njihet roli deçiziv i zgjedhjeve të përgjitshme të qershorit në hapjen e negociatave tê anëtarësimit të Shqipêrisë në Bashkimin Europian. Vetë raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur pas aprovimit tê draftrezolutës, se hapja e negociatave mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve dhe sapo të zbatohet ligjit i Veting.
Deputeti i LSI-së: Policia shqiptare mbështet kriminelët
Pas akuzave të Ylli Manjanit dhe shkarkimit të tij si ministër Drejtësie, u duk sikur partia e Ilir Metës distancua nga retorika e ish-ministrit, në emër të stabilitetit të vendit siç tha vetë kryetari i LSI-së. Përtej këtij qëndrimi njerëzit e LSI-së nuk e kanë ulur ritmin e sulmeve ndaj ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke denoncuar lidhjet e policisë shqiptare me krimin edhe në mediat e huaja. Ndonëse Ilir Meta foli mesditën e së martës për zgjidhje institucionale dhe jo shfaqje televizive, boritë e LSI-së vazhdojnë me aksionin kundër Sajmir Tahirit.
"Pasojat e Saliut"/Gjinushi kërkon një vend në listën e PS-së, në emër të së majtës së shëndetshme
Skënder Gjinushi i ka dhënë një intervistë Report Tv në të cilësn është shfaqur si analist politik, Obsesioni me Sali Berishën, patologjia me LSI-në, ja boshti i analizës që mandej lejon edhe ndonjë predikim krejt ëndërrimtar si ai i “të majtës së shëndetshme”, diçka që me përkufizim nuk ka shanse të ekzistojë.
Gjithsesi Gjinushi thotë se edhe pa LSI-në, PS-ja me elektroatin e vet fiton. Por për këtë duhet të rikthejë besimin. Dhe një nga këto shenja është edhe përfshirja në listat e kandidatëve e tij dhe ndonjë të majti tjetër që ka ca vota.
1 mld dollarë konçesione premtohen para zgjedhjeve
Qeveria anonçoi programin për investimeve publike përmes Partneritetit Publik Privat në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Bëhet fjalë për një numër veprash publike në infrastrukturën rrugore, shkolla dhe qendra shëndetësore ekselence që siç tha kryeministri do të ndërtohen në harkun kohor të 2-3 viteve. Lista e plotë e priroteve nuk është bërë publike, por pritet t’u dorëzohet bizneseve që të përgatisin projektet.