"Pasojat e Saliut"/Gjinushi kërkon një vend në listën e PS-së, në emër të së majtës së shëndetshme
Skënder Gjinushi i ka dhënë një intervistë Report Tv në të cilësn është shfaqur si analist politik, Obsesioni me Sali Berishën, patologjia me LSI-në, ja boshti i analizës që mandej lejon edhe ndonjë predikim krejt ëndërrimtar si ai i “të majtës së shëndetshme”, diçka që me përkufizim nuk ka shanse të ekzistojë.
Gjithsesi Gjinushi thotë se edhe pa LSI-në, PS-ja me elektroatin e vet fiton. Por për këtë duhet të rikthejë besimin. Dhe një nga këto shenja është edhe përfshirja në listat e kandidatëve e tij dhe ndonjë të majti tjetër që ka ca vota.
“PS nuk është treguar luajale në praktika elektorale. Ka përvojë negative në këtë aspekt, i takon asaj të rikthejë besimin. Nga kjo qeveri më të pakënaqur janë të majtët se të djathtët. Të majtët janë zhgënjyer në raport me pritshmëritë. Kuvendin e drejton ai që ti the së është larguar, Berisha dominon. PS absolutisht duhet t’i kthehet një bashkëpunimi të sinqertë dhe real. Prania në lista është taktikë krejt normale. Të gjitha votat tona kur s’marrim mandat shkojnë te PS. Meqë i pari i merr votat e tua ai duhet t’i kompensojë, pra të fut në listë”, tha Gjinushi.
Këtu mbërritëm. Te momenti kur një njeri si Gjinushi lutet për mandatin e vet. Sigurisht fajin e ka Saliu!
Add new comment