Slideri Kryesor

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah

Postuar në 24 Maj, 2024 18:59

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Izraelin të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Në përputhje me këto udhëzime, sipas konventës së gjenocidit, Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në provincën Rafah që mund t'i shkaktojë grupit palestinez në Gaza kushte jetese që mund të çojnë në shkatërrimin e tyre fizik, tërësisht ose pjesërisht”, tha kryegjykatësi Nawaf Salam.

600 mijë myslimanë në Serbi. Myftiu i Beogradit njeh Kosovën shtet

Postuar në 24 Maj, 2024 17:17

Rreth rezolutës së miratuar në OKB për genocidin në Srebrenicë, ka reaguar edhe Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiç. Në një reagim në rrjetin “X”, Jusufspahiç është shprehur ndër të tjera se:

Ky komb nuk është genocidal dhe Serbia ime nuk e Meriton këtë. Serbia është vendi im dhe ne jetojmë në të, lutemi në xhamitë e Zotit, kishat dhe sinagogat. Ka 600 000 myslimanë në Serbi

Përgjigje Greqisë, parqe detare turke në Egje

Postuar në 24 Maj, 2024 16:23

Turqia do të krijojë parqet e saj detare në Detin Egje. Lajmin e bëri të ditur Daily Sabah, e përditshme turke pro-qeveritare. Gazeta i referohet një zyrtari anonim turk, sipas të cilit Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Turqisë do ta ndërmarrë këtë hap në përgjigje të vendimit të Greqisë për të krijuar një park detar në Egje.

SHBA-BE, koordinim kundër propagandës ruse dhe kineze në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 24 Maj, 2024 15:50

Bashkimi Europian dhe SHBA kanë zyrtarizuar së fundmi një Mekanizëm të Koordinuar mbi Ballkanin Perëndimor, që do të menaxhojë çështje të dizinformacionit dhe propagandës. Vendimi është marrë pas ministerialit SHBA-BE, mbajtur në Belgjikë muajin e kaluar dhe sipas njoftimeve zyrtare do të përforcojë integritetin e informacionit në Ballkanin Perëndimor. Objekti I Mekanizmit është propaganda kineze dhe ruse që sipas nismëtarëve ka ndikim në rajonin tonë dhe madje organizojnë fushata manipulimi.

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia”

Postuar në 24 Maj, 2024 13:21

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Po nxitja për të shkuar te lufta, sipas tij vjen nga vetë Europa dhe jo nga Rusia.

Është Evropa ajo që po përgatitet për një luftë me Rusinë, dhe jo kundërta. Nuk ka gjasa që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s dhe diskutimi për "kërcënimin rus" nuk është gjë tjetër veçse një marifet perëndimor për t'u përgatitur për luftë.

Ushtria iraniane publikon raportin paraprak: Presidenti vdiq në aksident!

Postuar në 24 Maj, 2024 12:33

Autoritetet iraniane kanë publikuar dje në mbrëmje një raport paraprak mbi incidentin e datës 19 maj ku gjeti vdekjen presidenti Ebrahim Raisi, minostri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian dhe gjashtë persona të tjerë.

Sipas raportit të përpiluar nga ushtria iraniane në helikopterin e rrëzuar nuk janë gjetur gjurmë të objekteve të jashtme si gjurmë fishekës, një provë që rrëzon dyshimet e deritanishme për sabotazh apo vrasje. Megjithatë ushtria ka saktësuar se raporti final do të kërkojë ende kohë.

Macron po lobon për Mario Draghin si pasues të von der Leyen

Postuar në 24 Maj, 2024 11:34

“Politico” shkruan se presidenti francez, Emmanuel Macron preferon dhe po lobon që vendin e Ursula von der Leyen si kryetar e Komisionit Europian ta marrë ish-kryeministri italian, Mario Draghi. Një lloj konfirmi ka dhënë deputeti i partisë së Macron, Pascal Canfin që ka deklaruar drejtpërdrjet se:

Franca dhe kushdo në ekosistemin presidencial dëshiron që Draghi të luajë një rol

Kremlini bllokon asetet amerikane në Rusi

Postuar në 23 Maj, 2024 22:48

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar bllokimin e aseteve amerikane në Rusi si kompensim për asetet ruse të bllokuara nga ShBA. 

Agjencia “Tass” raporton se subjekt i dekretit janë kompanitë amerikane, shteti amerikan me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, qytetarët amerikanë sib dhe siguracionet e tyre, aksionet në kompani ruse, por edhe të drejtat e kompanive apo shtetit amerikan në Rusi  

Skandali i mikrokredive, revokohen licencat e 'MCA' dhe 'Final' 

Postuar në 23 Maj, 2024 21:55

Banka e Shqipërisë u ka revokuar licencat dy subjekteve financiare jobanka, “Final” sh.p.k. dhe “Micro Credit Albania” sh.p.k, vetëm pak ditë pasi prokuroria zbardhi skemën së skandalit të mikrokredive, i cili çoi sot në pranga 9 administratorë dhe përmbarues privatë, me akuzën për mashtrim me pasojë një dëm financiar prej 7.3 milionë eurosh.

Në njoftimin e BSH-së thuhet se subjektet në fjalë nuk plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

OKB miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Postuar në 23 Maj, 2024 18:53

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që  shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda kaloi me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia votuan pro, ndërsa nga vendet e BE-së votoi kundër Hungaria. Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.

Kundër votuan edhe Kina, Rusia, Bjellorusia, Kuba dhe Nikaragua.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor