Skandali i mikrokredive, revokohen licencat e 'MCA' dhe 'Final' 

Postuar në 23 Maj, 2024 21:55

Banka e Shqipërisë u ka revokuar licencat dy subjekteve financiare jobanka, “Final” sh.p.k. dhe “Micro Credit Albania” sh.p.k, vetëm pak ditë pasi prokuroria zbardhi skemën së skandalit të mikrokredive, i cili çoi sot në pranga 9 administratorë dhe përmbarues privatë, me akuzën për mashtrim me pasojë një dëm financiar prej 7.3 milionë eurosh.

Në njoftimin e BSH-së thuhet se subjektet në fjalë nuk plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht”, thuhet në njoftim.

Banka e Shqipërisë njofton se me anë të një komunikimi të dytë do të sqarohet se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve.

Ekspertët e kanë akuzuar Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Drejtësisë se nuk kanë marrë masa, duke i hapur rrugë këtij skandali.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.