Blloku Të Kripura

Hakerat rusë sabotojnë Vettingun

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 20:20

Duke kërkuar Taksixhiun Këshilltar me "Google Maps"

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 23:57

Mimi Kodheli cakton dinakërisht Bujar Nishanin Kryeredaktor të gazetës "Ushtria”. Komandanti merr vendim: Do lë mustaqe prapë

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 16:08

Ministrja e Mbrojtjes shpalli se Forcat e Armatosura kanë një betejë serioze me blogerët, hackerët dhe komentuesit e urrejtjes. Me aq sa mundet të kuptojmë, Bujar Nishani i bie të jetë Kryeredaktori i redaktimit të kësaj përballjeje online, me Mimin si reportere nga terreni. Thuhet se Nishani e ka përjetuar keq këtë zhvendosje në strategji. Ndonëse roli i ri i shkon pas heqjes së mustaqeve, Presidenti mbetet Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pozicion që nuk përputhet shumë me artin e ndërlikuar të komandimit të Fjalës.

Zoti Prokuror e lexove Erjon Braçen?

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 12:26

Zoti prokuror e ke lexuar Erjon Braçen? Mos qeshni zoti Prokuror, se kështu kemi qeshur të gjithë. Lexojeni dhe veproni, vendosni shtet në këtë vend. Arrestoni Sali Berishën se ka dashur të vrasë Edi Ramën, po qe se ky në 21 janar do bënte një hap më tutje nga ç’bëri.

Ilir Beqaj zbulon arsyen pse Majko është kaq entuziast për Vettingun: I kanë dalë mirë të gjitha analizat e check up-it falas. Për çdo gjë...

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 23:27

Majlinda, ja tani u rrëfeve...Sikur të mos dilje më në media ca kohë! Si mendon?

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 18:51

Si fundjavë që është, leximi i mediave është më i çlirët dhe priret të drejtohet nga lajme me pehash politik neutral. Kjo është arsyeja që sot kureshtja u kënaq që në mëngjes me një titull që fillonte me: Rrëfehet...

Sapo mendja të thotë se kemi të bëjmë me ndonjë dossier, fjala e dytë urdhëron përgënjeshtrimin përmes emrit kumbues: Majlinda Bregu. 

Mimi mos çaj kokë! Ti e di këngën...

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 12:24

Presidenti Nishani provokon Kryeministrin Rama: Dekreton zgjedhjet e 2017-ës në ditën e Betejës së Vaterlosë

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 14:36

Konfidenciale/Erdogan kërkon që kryeministri shqiptar Edi Rama të bëjë poligrafin para se të takohen. Pyetja është: “Di turqisht?”Pyetja 2: “Di turqisht?”

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 21:15

PS: Mësohet se Ditmir Bushati i ka shkruar privatisht presidentit turk ku i shprehet: “Shef Rexhepi, dëshmitar dal unë po deshe”

 

E papritur/Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, nis mësimin e shqipes: "Synimi im është të lexoj vetë çfarë shkruan Mimi Kodheli në Facebook"

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 21:09

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura