Blloku Të Kripura
V.K.F.P
Çmendina Dublim i ka kushtuar një seancë nga show i vet VK – Vështrim Kritik Zotërisë 1 miliardë, deputetit Alfred Peza. Në mungesë të hetimeve nga prokuroria, humori zbardh disa gjëra, ndonëse nuk formulon ndonjë akuzë.
E paprecedentë: Lu i shkruan Departamentit të Shtetit për deklaratat e Edi Ramës për Trump
Në letrën, një kopje e së cilës është parë nga Të Kripurat, ambasadori sqaron se qëndrimet e kryeministrit shqiptar në CNN para zgjedhjeve të 8 nëntorit nuk lidhen me konsideratat për Presidentin, por me slloganin “Make America Great Again”. Shqiptarët, e bashkë me ta edhe Rama, mendojnë tërë kohës se Amerika është e madhe tashmë, ndaj mesazhi i Trump është keqkuptuar. Pra ka qenë një qëndrim në mbrojtje të Amerikës. Lu mbetet një mik i vërtetë i popullit shqiptar, të cilin siç ka thënë vetë sa herë e kujton e asocion me delet. E tani së fundmi edhe me Adriatik Llallën mesa duket.
Transparenca.al dhe Fondacioni Soros publikojnë raportin vjetor të Filoamerikanizmit majtist shqiptar. Përfshihen të gjitha statuset në Facebook të Spartak Ngjelës. Parathënia nga Endri Fuga. Balla dhe Gramoz Ruçi kanë vënë shenjat e gishtave në çdo faqe
Kjo është menduar si një manovër për të amortizuar shijen antiTrump të deklaratave të Edi Ramës. Raporti ilustrohet me aktivitete të qeverisë.
Lumëmadhja opozitë
Meta tha:
Kënga popullore: