Blloku Të Kripura
Shitësi i vogël i fiqve
Lajm i mirë/Fondacioni Soros në Shqipëri zyrtarizon teserën partiake që mban prej vitesh
Foto - gafil: Preç Zogaj nuk ka pardesy të bardhë
Skandal/Zbulohet arsyeja pse Edi Rama nuk uron presidentin Trump
Burime nga Facebook i Ylli Manjanit bëjnë me dije se Edi Rama ka ndihmuar fushatën e Hillary Clinton edhe me disa karikatura të Donald Trump që i ka dërguar për përdorim elektoral. Nëse Clinton do të fitonte, ishte menduar që Rama të merrte pjesë në një ekspozitë të veçantë për këtë qëllim. Duket se kjo shaka është zbuluar dhe siç mund të merret me mend kontakti mes Ramës dhe Trump është i pamundur, pasi në këto kushte presidenti amerikan e ka të pamundur të heqë nga mendja Edin artist e të imagjinojën Ramën kryeministër.
Kabllogrami i WikiLeaks: Greva e urisë e vitit 2010 u organizua nga Soros
Dalin të dhëna të “reja” nga greva e urisë së organizuar nga Partia Socialiste në vitin 2010. Në një kabllogram të pikasur së fundmi, publikuar nga WikiLeaks, ambasada amerikane raportonte asokohe mbi vendimin e PS-së dhe kryetarit të saj, Edi Rama, për të zhvilluar grevën e urisë në bulevardin kryesor të Tiranës.
“PS-ja ka vendosur të hyjë në grevë urie në bulevardin e Tiranës, pasi dështoi në zgjidhjen e problemit zgjedhor me protesta”, shkruan përfaqësuesi i ambasadës amerikane që asokohe drejtohej nga Withers.
Të mos kujdesemi vetëm për fasadën, apo të tregohemi egoistë/Gomari është kafshë ngarkese jo kafshë punëtore siç thotë kryeministri
Fshatari - Kryefjalë e re e mediave qytetare në luftën kundër korrupsionit
Ekzorcisti - show në 100% të kohës
Kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur këtë fotografi, si "Foton e Ditës" në profilin e vet në Facebook, duke i shtuar kështu vajtimit kombëtar për ikjen e Dritëroit, edhe performancën e ekzorcistit nën modelin e një katoliku. Krejt e panevojshme, pasi siç edhe kombi dixhital ka rënë dakord, shkrimtari i njohur ka vend vetëm në Parajsë. Ndoshta është këndi i shkrepjes që e bën këtë bir të Perëndisë të duket sikur po lufton me demonët. Sikur - pasi funerali duket më tepër si skenaografia e një show, jo si vendi për shprehje respekti apo lutjeje.
Në kërkim të Legenit me Pyetje Enigmë...
Biseda mes Haki Hasanbegajt dhe Elton Çiçës, publikuar në media zbuloi se në sferat e larta është dikush që ata e quajnë Legeni. Kush është pra Legeni? Hetimi ka nisur...
Nënshkruhet peticioni: Kastriot Islami të përjashtohet edhe nga Facebook
Kastriot Islami është bërë sot në mbrëmje tabelë qitjeje e elitës virtuale shqiptare. Një foto e tij pranë Dritëro Agollit në prag të vdekjes e postuar në Facebook ka provokuar mbledhjen automatike të organizatës bazë për ta kryqëzuar Kaçin që ka dhënë një përgjigje të shpartalluar nga nervat.
Pasi e kanë telendisur Kaçin, duket se në lëvizje është vënë edhe nisma që Islami të përjashtohet edhe nga Facebook, aty ku të moralshmit po ndërtojnë Shqipërinë higjenike.