Blloku Të Kripura
Rezultatet befasuese nga sondazhi - në fshat dhe në qytet - për Erjon Veliajn
Në Bashkinë e Tiranës punohet. Jo pak madje. Sidomos po të krahasosh punët që po bëhen me epokën e gjumit të Bashës, rezultatet janë jo të pakta. Natyrisht mund të bëhet më shumë, më mirë, por siç thotë kryetari i ri i Bashkisë: Tiran nuk ndalet.
Propozimi sekret i Vuçiç për Ramën: "Caktoni një ministër për Greqinë si ne për Kosovën". Rama në dilemë për kandidaturat, i dyzuar mes Spartak Ngjelës dhe Erjon Braçes
Ekskluzive/Avokat Ngjela shpjegon gjeopolitikën e tij të Facebook-ut
Avokat Ngjela shpjegon sizmikën e ndryshimeve që po ndodhin në Ballkan, me intuitën e një shamani që beson te syri i keq. Më poshtë fjalët e vyera të avokatit:
Avokat, Saliu po kundërshton si i tërbuar reformën në drejtësi
Saliun e ka zënë frika. Ai i urren dhe ka frikë anglo-saksonët dhe drejtësinë e tyre se është harbut.
Avokat, po bën numra edhe Ilir Meta
Skandal në kopshtin 25/A. Kreu i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, qëllon një fëmijë që i tha se "kur të rritem dua të bëhem gazetar"
"O Koço, ç'do të thotë ajo që tha kryeministri se sipërfaqja e kanabisit është rritur, por sasia është ulur?" "Hë, vari leshtë. Do të thotë që e mbjell në zyrë dhe është tapë. S'di ç'thotë"
Avokat një pyetje: Ty t'i botojnë shumë media online statuset e tua për reformën në drejtësi. Pse sa herë godet Ilir Metën nuk i botojnë
Njoftim i rëndësishëm: Mos harroni nesër "Komunikimin e Javës" nga Selfie Tv në Kryeministri. Tema do të jetë droga, kanabisi, policia dhe balta e opozitës. Ekskluzivisht në Facebook...
Cekja i Beratit refuzon kryeministrin Edi Rama
- Luli! Më mori Rama në telefon dhe më tha: Bëj një video si ajo e banakut, por kësaj radhe me kazanin. D.m.th unë të thosha: O të keqen o kazan!
- I thashë: "Noku në banak ishin qindarka, këtu janë miliona. Pastaj ça roli të loz unë aty?
- Ça të duash, - më tha, - vetëm nxirre mirë kazanin se mua nuk po më ecën.
- E di ça i thashë o Luli? Se ty dua të ta them se më dukesh si Lule dele? I thashë: Dakord, do bëj rolin e taksixhiut që kalon natën afër kazanit e aty lëmë takim bashkë.
- Po unë ç'dua aty, - më tha.