Blloku Politikë
Lobim për emërime në gjyqësor. “Njerëz të akuzuar po marrin detyra”
Gjyqtarë të akuzuar për fshehje pasurie janë emëruar së fundmi në detyra të ndryshme. Kështu thotë kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa për “Vizon Plus”, sipas të cilit verifikimi i dosjeve të gjyqtarëve do të bëhet me vëzhgim ndërkombëtar. Ai ka folur për lobim të gjyqtarëve, në funksion të ruajtjes së gjendjes aktuale, e cila shpresohet se do të ndryshojë nga kalimi i reformës në Drejtësi.
Liria e shtypit vs Privacy - Hulk Hogan vs Gawker
Në mes të debatit të ngritur në Shqipëri prej projektligjit Harito mbi mediat online, mbërrin lajmi se gjyqi i famshëm Hulk Hogan vs Gawker përfundoi në fitoren e ërestlerit të famshëm Hulk Hogan dhe një dëmshpërblim masiv prej 115 milionë dollarësh.
Pavarësisht se në pamje të parë mund të duket sikur ministrja Harito mund të ketë të drejtë për të ngritur debatin, në fakt çështja në fjalë ia vlen të sillet pranë lexuesit shqiptar sepse mbart disa detaje shumë interesante mbi debatin "fjala e lirë online" kundrejt "e drejta private".
PS mban kongresin, Rama karikon socialistët
Partia Socialiste mban sot punimet e kongresit të radhës që u hap nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kryetari Rama i ciki është nën presionin e një grupi të vogël për moszgjedhjen si kryetar sicc parashikon statuti tha se socialistët do të dalin më të fortë nga ky kongres. “Ka një pakicë shumë të vogël këtu, që nga ky Kongres pret të gjejë sesi do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim dhe sipas tyre, unë këtu sot jam i pamandatuar”, tha Rama, duke shtuar se kjo do të diskutohet më gjerë në pjesën e tretë të Kongresit.
Sirianët grumbullohen 25 km pranë kufirit me Shqipërinë (foto)
Refugjatët, shumica gra e fëmijë, kishin udhëtuar për më shumë se 15 orë: Nga ishujt e detit Egje, në portin e Pireut dhe prej andej me autobusa për në Doliana. Ata u strehuan në një strehë mësimore e cila kishte dhjetë vjet që nuk funksiononte.
Nisin bisedimet e "paqes", tjetër fitore në tavolinë për opozitën
Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, maxhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për t’u ulur në tryezën e Reformës në Drejtësi dhe për të diskutuar mbi opinionin final të Komisionit të Venecias.
Palët gjetën dakordësinë që të jenë ekspertët e huaj ata që do të sqarojnë paqartësitë për aplikimin e çështjeve teknike të shprehura nga Komisioni i Venecias.
Ndërkohë që për sa u takon çështjeve të mbetura pezull nga “Venecia” edhe pas raportit final të miratuar në 14 mars, palët politike do të ulen në tryezën e reformës për të gjetur konsensus mes tyre.
Edi Rama vizitë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, sipas Top-Channel
Top-Channel njofton sot se kryemnistri Edi Rama do të jetë për vizitë në ShBA gjatë muajit prill. Televizioni në fjalë thotë se Rama do të shoqërohet nga një delegacion i qeverisë shqiptare dhe se ai do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barack Obama dhe zv. Presidenti, Joe Biden. Informacioni nuk është zyrtar dhe TCh referon burime të veta. Aktualisht në SHBA ndodhet kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar disa takime me kongresmenë dhe zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.
Ministria e Kulturës shprehet ‘pro’ kthimit të pronave dhe objekteve të kultit Kishës
Ministria e Kulturës duket se është pro kalimit të pronave apo objekteve të kultit Kishës Orthodhokse Autoqefale. Ka një sërë objektesh që administrohen nga Instituti i Monumenteve por pretendimi i para disa ditëve i KOASH-it, nisur nga fotografi dasmash që janë zhvilluar në mjediset në fjalë, ka hapur një diskutim që duhet të marrë përgjigje.
Avramopulos: Shqipëria e përgatitur për të pritur emigrantë
Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi në Tiranë se ka një plan emergjence që Shqipëria të presë emigrantë. Në konferencën për shtyp me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri ai tha se nëse do ketë fluks emigrantësh Shqipëria do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Evropian.
Kokëdhima është kundër dekriminalizimit
Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima gjatë emisionit “Top Story” u shpreh se nuk e ka votuar dhe se është kundër ligjit për dekriminalizimin.
Kokëdhima tha se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe theksoi se do të kërkojë nga kolegë të tij socialistë dërgimin e ligjit në Gjykatë Kushtetuese. “Është një ligj absurd, antikushtetues dhe fyes dhe unë do t’u kërkoj kolegëve të mi që t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që ta anulojë atë ligj”, u shpreh ai.
“PS-ja duhet të largohet nga pushteti. Ndan më shumë tesera sesa vende pune”
Deputeti Ben Blushi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” ku është diskutuar për situatën politike dhe zgjedhjet në Partinë Socialiste. Duket se ndarja mes tij, pikëpamjeve që përfaqëson dhe qeverisjes së Edi Ramës, po thellohet e mund të thuhet se po shkon drejt divorcit. “Unë mendoj se kjo qeveri duhet të largohet, të largohet si metodë auokratike. Kjo PS duhet të ikë nga pushteti sepse është një parti që ndan më shumë tesera partie sesa vende pune”, tha Blushi.