Blloku Politikë
Kryelarti që shikon vetëm lart
Teksa rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar po ngrihen hije të mëdha dyshimi që lidhen me ndërtimin e kullës së biznesit dhe kontratën me kompaninë AlbStar, kryeministri lavdëron veten për çka ka bërë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sportit. “Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime ne 30 muaj, më shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku!
Kallëzim penal Berishës për deklaratën e armëve
Partia Socialiste konkretizoi sot nismën për të paditur në Prokurori ish-kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e bëra nga ky i fundit në parlament për armatosjen me ligj tw popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë. Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e ngritura nga PS janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”.
Roli i Shqipërisë, nota pozitive sidomos në NATO
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në njoftimin për shtyp që Aleanca ka shpërndarë thuhet se roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë dhe si mbështetëse në Ukrainë, janë shumë të rëndësishme. Po kështu, Stoltenberg ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në Irak, me pajisje dhe me trajnues të forcave speciale, ndërkohë që në planin politik, qëndrimi i vendit tonë në kuadër të Kartës së Adriatikut po ndihmon përfshirjen e Malit të Zi në aleancë.
Në Britani diskutohet vendosja e vetos për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ndërsa në Shqipëri hapja e negociatave të anëtarësimit me BE projektohet si një sukses dhe objektiv që varet vetëm nga një reformë, në Britani diskutohet bllokimi i anëtarësimit të disa vendeve që konsiderohen të rrezikshme, mes të cilave edhe Shqipëria. Ministrja e Brendshme e Britanisë, Theresa May u pyet nëse Britania duhet të lejojë vende si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia të bëhen anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.
Dorëhiqet nënkryetari i Mediut: Po e drejton partinë në mënyrë të shëmtuar
Nënkryetari i Partisë Republikane ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Në një deklaratë për shtyp Alfred Deshati ka përcjellë edhe arsyet e këtij largimi nga PR që lidhen me drejtimin e partisë nga Fatmir Mediu. “Kjo Parti e shokëve dhe miqve të mirë është kthyer në një Parti në luftë me veten.
“Tjetërsimi i pronave në Bregdet, në caqet e një “genocidi pronësor". Vëmendje ndërkombëtare për komunitetin historik të Himarës"
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka apeluar për vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që e quan “trajtim të komunitetit historik të Himarës”. Në deklaratë nënvizohet ndërhyrja që po ndodh në zonën e Bregdetit ndaj pronës, nën emrin e kthimit të saj dhe të kualifikimit si monument kulture, duke mos u ndalur as edhe para pronave të Kishës.
Deputetja Ermira Mehmeti përlotet gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë: “U dënova në mënyrë kolektive, pa gjyq”
Deputeten shqiptare të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, e kapën lotët teksa ishte duke folur në Kuvendin e Shqipërisë ku zhvillohej një Konferencë për Barazinë Gjinore. Aty merrnin pjesë deputete femra nga rajoni dhe Mehmeti, po fliste për rastin e vet, atë që quhet si skandali i përgjimeve erotike. “Më futën në baltën e të dënuarës. U dënova në mënyrë kolektive, pa gjyq. Deshën të më shkatërronin për pesë minuta. Përgjimi ishte diçka e montuar tërësisht. Pas 15 vitesh në politikë, po marr një goditje vetëm pse guxova të flas hapur. Kam kritikuar politikat e një qeverie jodemokratike.
Rama vlerëson trimërinë e Konit dhe Kules
Kryeministri vlerësoi pozitivisht zgjedhjet në universitete, edhe pse në proces u implikuan emra të botës së krimit.