Blloku Politikë

Një zë nga Shqipëria e gjeneratorëve për “aferën CEZ”

Postuar në 16 Shkurt, 2017 11:24

Një shpjegim i detajuar mbi zanafillën e aferës CEZ”. Ky është titulli i një artikulli që mban firmën e ish-zv.ministrit të Energjetikës, Pajtim Bello. Ky titull të tërheq në leximin e shkrimit, pasi njeriu shpreson se do të marrë më në fund vesh se për çfarë bëhet fjalë në këtë zallamahi të madhe shkeljesh dhe akuzash. Janë ngritur dy komisione hetimore, ka një përplasje me Avokaturën e Shtetit që është kapur në flagrancën e konfliktit të interesit dhe në këtë kontekst shfaqet shumë premtues Pajtim Bello.

Sallata e reformës në drejtësi, PS me hallet e ambasadorëve

Postuar në 15 Shkurt, 2017 22:21

Ardhja e Petrit Vasilit në Ministrinë e Drejtësisë, duket se e ka çuar timonin e LSI-së në drejtim të kundërt me atë të qeverisë sai i takon reformës në drejtësi dhe rolit të ndërkombëtarëve në të ashtuquajturin Operacion Ndërkombëtar i Monitorimit.

Shqipëria dhe Kosova me Përfaqësim të Unifikuar diplomatik?

Postuar në 15 Shkurt, 2017 15:51

Nuk mund të kalonte edhe aktiviteti për dixhitalizimin e shërbimeve konsullore pa shfaqjen teatrale të kryeministrit të Shqipërisë, i specializuar tashmë në artin e pamundur të diplomacisë së mistrecit. Ministri i Jashtëm, Bushati ka folur për cilësinë e shërbimeve të reja, uljen e kostove, kalimin në shërbime me një sportel për një sërë shërbimesh konsullore që deri më sot u plasnin buzën njerëzve.

Kushtetuta u ndryshua nga Berisha dhe Rama, por unë u distancova me Berishën

Postuar në 15 Shkurt, 2017 11:30

Bamir Topi, ish – president i vendit dhe aktualisht kryetar i një partie politike, i ka dhënë një intervistë Neës24, ku flet edhe për ndarjen me Berishën. Deklarimi i Topit ka rëndësi për të kuptuar simptomat që provokon Berisha te disa politikanë. Thotë Topi: 

Sinjale të qarta nga Brukseli, nuk ka shaka me zgjedhjet

Postuar në 14 Shkurt, 2017 20:56

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian nënkupton kushte, të cilat në ndonjë rast janë anashkaluar për të nxitur dialogun apo për të mos dekurajuar shoqërinë shqiptare në ëndrrën për t’u bërë pjesë e Europës. Për këtë proces deri më tani në emër të shqiptarëve ka negociuar politika që e ka përdorur këtë çështje për llogari të saj elektorale, duke ia faturuar të gjitha kostot vendit.

Ambasada e SHBA ndryshon tonin: Reforma në drejtësi, me mbështetjen e Ilir Metës

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:47

Janë ulur tonet mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Pas një takimi të zhvilluar sot mes Metës dhe ambasadorit amerikan, selia diplomatike në Tiranë ka shpërndarë këtë njoftim:

Presidenti inicion hetim për gjyqtarët që dhanë pafajësi për Hakmarrjen për Drejtësi

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:38

Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se do të nisë hetimin për shkelje disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët dhanë vendim pafajësie për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Iniciativa është marrë nga Presidenti i Republikës si kryetar I Këshillit dhe konkretisht detyrën e verifikimit të “dyshimvet të arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin public”, do ta bëjëë sipas ligjit Inspektoriati.

"Pesë gjëra të zgjidhen nga protesta, behreqaves"

Postuar në 14 Shkurt, 2017 10:20

-Do bëjnë protestë këta. Kushedi çfarë mund të ndodhë!

-Mos e vri mendjen! Kështu është me radhë. Në demokraci opozita proteston. Dje protestonin ata, sot protestojnë këta. Kështu është kjo punë. Sikur 5 gjëra të zgjidhen për shkak të protestës, behreqaves për ne.

Bisedë mes dy grave në një bar në Tiranë.

Burrnesha e shtetit!

Postuar në 13 Shkurt, 2017 19:40

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka i është drejtuar me një letër Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ku i kërkon arrestimin në flagrancë të deputetit Edmond Spaho, njëherësh nënkryetar i Parlamentit dhe kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen CEZ.

Plas grushti në mitingun e Bashës në Kavajë. (Video)

Postuar në 13 Shkurt, 2017 15:14

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ishte në Kavajë në kuadër të turit për të mbledhur sa më shumë protestues për 18 Shkurtin. Teksa fliste për Elvis Rroshin si shëmbëlltyrën e njerëzve me të cilët qeveris Edi Rama, një mbështetës i ish-kryebashkiakut të Kavajës e ftoi Bashën të shohë punët që Rroshi ka bërë në qytet. Kaq mjaftoi që militantët e PD-së t’i turren me grushta e shkelma për ta larguar nga takimi. Në pamje duket edhe policia që bën sehir, pamvarësisht incidentit. Një sekuencë që paralajmëron se zgjedhjet e qershorit nuk do jenë edhe aq të qeta!

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë