Blloku Politikë

Sikletet e një mbledhje live të PS (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 12:19

Partia Socialiste në pushtet ka dhënë këtë të martë një tjetër shfaqje estetike të bashkëqeverisjes me qytetarët, duke zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të hapura, kuptohet nën kujdesin dhe urdhërin e  kryeministrit që ky aktivitet  të transmetohej direkt në Facebook-un e tij.

Pro fraksioneve, por të tilla nuk ka

Postuar në 26 Shtator, 2017 08:23

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka dhënë dje një përgjigje për çështjen e fraksioneve. Ndonëse natën e mbledhjes së kryesisë ai deklaroi para gazetarëve se “sa të jem unë në PD, nuk do të ketë fraksione”, mbrëmë ai u shfaq më i “aryseshëm” në refuzimin e tij. I pyetur në emisionin “Studio e Hapur”, ai tha:

Tripolariteti në PD

Postuar në 23 Shtator, 2017 21:42

Partia Demokratike ka vendosur të nisë analizën e humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Nëse shohim ecurinë e zhvillimeve politike brenda saj që nga Marrëveshja e 18 majit, mund të thuhet se kjo parti është fraksionuar sot në tre pole: i pari është poli i kryetarit aktual Lulëzim Basha, që mund të konsiderohet se ka konsoliduar një klan të vetin dhe kontrollon pjesën më të madhe të struktuve të partisë. 

Rama apelon për shtimin e njohjeve të Kosovës në OKB

Postuar në 22 Shtator, 2017 19:56

Sesionin e radhës në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama e shfrytëzoi për t'i bërë thirrje vendeve anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë këtë hap. Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.

Tirana zyrtare ul tonet me Greqinë. Bushati njofton takim të afërt zyrtar me homologun grek

Postuar në 22 Shtator, 2017 09:28

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur gjatë një interviste për Zërin e Amerikës edhe për marrëdhëniet me Greqinë, të cilat arritën nivelin më të ulët në katër vitet e fundit. Në këtë drejtim Bushati nuk ka patur ç’të thotë shumë dhe ka përsëritur suksesin e arritur në fillim të mandatit të parë të qeverisjes socialiste me çështjen e toponimeve.

Privatizimi i vulës së një partie

Postuar në 22 Shtator, 2017 08:58

Nga mbledhja e djeshme e kryesisë së PD-së, mbetet si lajm vetëm njoftimi i kryetarit me vulë Lulëzim Basha, në pronconcimin për gazetarët: 

Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat që të punojë për qëllimin e përbashkët. Është qëllim kombëtar për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.

Audio/Lulëzim Basha brenda mbledhjes së kryesisë së PD-së

Postuar në 22 Shtator, 2017 01:50

(Jo)Karakteri i kreut të PD-së po kushtëzon edhe misionin opozitar të PD-së. Për çdo dështim në politikë mbahet përgjegjësi dhe kësaj i është shmangur vazhdimisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. E bëri pas humbjes së zgjedhjeve dhe vazhdon të operojë me të njëjtin karakter edhe pas rizgjedhjes në krye të PD-së siç u pa nga të gjithë. Edhe kur duhet të japë llogari brenda partisë dhe pyetet drejtëpërdrejt për veprimet që ka ndërmarrë, Basha nuk ka përgjigje të vërteta.

Një interpretim pse u tërhoq PS nga pr/ligji i dekoratave

Postuar në 21 Shtator, 2017 13:57

Politika u fut sërish në teatrin e përplasjes ideologjike me temë antikomunizmin, me promotor natyrisht Partinë Demokratike që aktivizon ndjeshmëritë antikomuniste sipas     urgjencave të kryetarit për të rehabiltuar imazhin "e katranosur" pas bëmave politike që shoqëruan rizgjedhjen e tij në krye të një opozite të firosur. 

Luftë korrupsionit me korrupsion

Postuar në 21 Shtator, 2017 12:36

Zgjedhjet e 25 qershorit duket se nuk kanë ndryshuar asgjë në thelb. Lëvizjet politike të ditëve të fundit, nëse mund të quhen të tilla, japin thjesht dhe qartë idenë e një skematizimi tradicional: PD-LSI përballlë PS-së. E paqarta këtu mbetet Lulzim Basha dhe roli i tij i dyzuar në raport me detyrimet e një marrëveshjeje që e shijon shumë dhe domosdoshmërisë për të bërë opozitë.

Sa për të tjerët, bashkëpunimi është  dukshëm. 

Drejt kastës së gjyqtarëve dhe prokurorëve

Postuar në 21 Shtator, 2017 09:00

Duhet shpresuar megjithë mend që reforma në drejtësi të japë rezultate, qoftë edhe duke u nisur nga masa e shpërblimeve që po mendohet të aplikohet për gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë në sistem. “Shqiptarja.com” shkruan sot se pas kërkesës këmbëngulëse të përfaqësuesve të SHBA-BE, përveçc rrogave të mira dhe priviligjeve,  gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do të kalojnë me sukses procesin e Vetingut do të kenë një shpërblim të shumëfishtë, të sigurt dhe afatgjatë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë