Blloku Në Vëmendje
Frendo: Korrupsioni ka vdekur shpresën (Video)
Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve. Në meshën e mbrëmshme, qindra besimtarë iu drejtuan katedrales së Shën Palit në Tiranë për t’u lutur për më shumë mbarësi e paqe, ndërsa mesha e shenjtë ka zgjatur deri pas mesnate.
Imzot xhorxh Frendo në mesazhin për festën e Pashkës foli për fenomenet negative të shoqerisë shqiptare, ku mbizotërojnë veset.
Ai tha se droga, mashtrimi dhe korrupsioni po dominojnë shoqërinë tonë dhe kanë vdekur shpresën.
Maqedonia një ditë para zgjedhjeve, kush favorizohet nga sondazhet?
Maqedonia e Veriut përballet të dielën me një tjetër provë të rëndësishme politike në përpjekjen e vështirë për të marrë në qershor hapjen e negociatave.
Marrëveshja e Prespës ishte një hap i madh, por po aq vendimtare duket se janë edhe zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën.
Për socialdemokratët në pushtet të Kryeministrit Zaev, fitorja do ishte një certifikim i paktit që ai arriti me Greqinë, ndërsa për opozitën e VMRO-DPMNE si fitorja e kandidatit të saj, por edhe pjesëmarrja e ulët do ishin një avantazh i madh.
Vettingu i policëve, Meta hedh poshtë arrnimet e Lleshajt
Ndryshimet që iu bënë ligjit për Vettingun në polici presidenti Ilir Meta i ka gjetur në kundërshtim me Kushtetutën, duke kthyer e kthyer atë mbrapsht për rishqyrtim. Sipas kreut të shtetit , mekanizimi i ri që është propozuar shkrin organet që ishin përgjegjës për realizimin e fazës së dytë dhe të tretë të procesit, duke parashikuar si organ për kryerjen e vlerësimit kalimtar për këto faza, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Vijnë 3 helikopterë “Black Hawk” nga SHBA, s’jepen detaje të marrëveshjes
Olta Xhaçka ishte në Pentagon për herë të dytë brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Kryefjalë e vizitës ishte marrëveshja me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, përmes marrjes së disa helikopterëve “Black Hawk”.
Nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit/Shqipëria zbret shtatë vende për lirinë e medias
Shqipëria ka regjistruar rënië në lirinë e medias për vitin 2018. Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij e rendit atë tonë në vendimme 82-të, shtatë vende më poshtë se një vit më parë. Rënia është karakteristike për mbarë rajonin dhe BE-në që për nga niveli i humbjes së renditjes vijnë të dytët në botë pavarësisht se Europa është mjedisi më i mirë për gazetarët.
Për Shqipërinë ka rëndësi arsyeja që ka çuar në këtë rënie dhe pushteti është violinë e parë e kësaj note negative.
Koni pezullohet me urdhër qeverie. Komandohet në detyrë Bernard Dosti
Ministrja e Shëndetësië, Besa Shahini ka nxjerrë një urdhër për pezullimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në vend të tij është emëruar zv/rektori Bernard Dosti. Në urdhërin e lëshuar nga Shahini nuk specifikohen arsyet e shkarkimit, por thuhet se Koni ka shkelur rëndë ligjin në ushtrimin e detyrës.
Ruçi: AMA s’plotëson as gjysmën e rekomandimeve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka kritikuar këtë të premte drejtuesit e institucioneve të pavarura. Ai paralajmëroi se nëse institucionet nuk plotësojnë rekomandimet që bëhen nga Kuvendi do të kërkojë shkarkimin e drejtuesve. Gjatë mbledhjes, kryetari i Kuvendit u përplas me kryetarin e AMA-s, pasi ky institucion nuk ka plotësuar as gjysmën e rekomandimeve.
"Autoriteti i Mediave Audiovizive ka realizuar plotësisht pesë dhe ka realizuar pjesërisht gjashtë", tha Ruçi.
Dollibashi dhe zonjat e (pa)sigurisë!
Shqipëria është bërë sërish lajm në mediat ndërkombëtare jo vetëm për grabitjen kinematografike në aeroportin e Rinasit, por edhe për vendimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të instaluar ushtrinë në perimetrin e jashtëm të aeroportit. Praktika që i ndeshim në vende si Venezuelela apo Libia të mëbrthyera nga konfliktet e armatosura civile.
Akti Rubio-Mendez/SHBA të rishikojë strategjinë në Mesdheun Lindor!
Zbulimi i rezervave të mëdha të gazit në Qipro dhe mundësia e madhe e zbulimit të rezervave edhe më të mëdha në Egjipt, kanë diktuar rishikimin e strategjisë së SHBA-së në Mesdheun Lindor. Prania e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në samitin trepalësh të këtyre vendeve pak javë më parë vuri në dukje rolin e tyre në strategjinë amerikane.
Pse ju ndodh gjithmonë kështu Belinda? Koha të zbrisni nga avioni
Ngjarja e Rinasit, ku njerëz të armatosur çanë me lehtësi rrethimin e aeroportit duke kaluar pa vështirësi në pistën e avionëve ekspozoi dobësitë e mëdha që shteti shqiptar ka në çështjet e sigurisë, ndonëse vend anëtar i NATO-s.
Situata është edhe më alarmante po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje të përsëritur. 3 vjet më parë në 30 qershor të 2016 nga e njëjta derë persona të armatosur hynë me makinë në pistë duke grabitur valutën e një banke të niveli të dytë.