Vijnë 3 helikopterë “Black Hawk” nga SHBA, s’jepen detaje të marrëveshjes

Postuar në 19 Prill, 2019 12:10

Olta Xhaçka ishte në Pentagon për herë të  dytë brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Kryefjalë e vizitës ishte marrëveshja me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, përmes marrjes së disa helikopterëve “Black Hawk”.

Marrëveshja, sipas ministrisë sonë të Mbrojtjes parashikon gjithashtu edhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve si dhe trajnim të vazhdueshëm të pilotëve dhe teknikëve shqiptarë. Nga qeveria nuk janë dhënë më shumë detaje nëse helikopterët do blihen apo janë dhuratë si 37 blindat që i dhanë ushtrisë shqiptare pak ditë më parë.

ResPublica mësoi nga burime se fillimisht do të merren 3 helikopterë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e shtrirë në kohë. Numrat cilësohen si e dhënë operacionale dhe për këtë arsye ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë shifra sa do jenë helikpterët “Black Hawk” që do marrë ushtria shqiptare. Megjithatë Xhaçka nuk harroi të bëjë politikë gjatë vizitës në SHBA. http://www.respublica.al/2019/04/04/37-blinda-ushtarake-dhurat%C3%AB-nga-shba

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE. Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”- tha ministrja Xhaçka.

Ministria jonë e Mbrojtjes raporton se në takim u fol edhe për rrezikun rus në rajon, ku sipas njoftimit dy zyrtarët e lartë deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po duhen! Turizmi masiv sjell edhe aksidente te turisteve te huaj, te cilet duhen shpetuar menjehere me helikopteret e blere "lire" nga Shqiperia. Kjo eshte ministria me e zgjuar qe ka patur Shqiperia ndonjehere. Qendren e Tiranes ua dha izraeliteve per spiunazh, Aeroportin e Kucoves perpiqet ta lere ne dore te Amerikanve. Mendoj qe kjo ministre te zgjidhet kryeministre, sepse mund ta shesi per nje dore para te gjithe Shqiperine!

Submitted by Spridonis (not verified) on

Shqiperia eshte e shitur tashme o lum miku, ketu komandojne Ambasadoret dhe jo qeveritaret. Edhe keta skifteret e zinj jane teneqe e shpuar. 40 vjecare qe as ishujt6e mikornezise nuk I bejne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.