Blloku Në Vëmendje
“Vetëm Zoti e di se çfarë po i bën trurit të fëmijëve Facebook”
Sean Parker, ish-presidenti i Facebook, ka bërë dje disa komente shumë kritike mbi atë që rrjetet sociale po krijojnë në marrëdhëniet njerëzore. Gjatë një aktiviteti në Filadelfia, Parker, që aktualisht drejton një fondacion me emrin e tij, ka folur pak edhe për fillimet e Facebook.
I hapet rrugë kërkesës turke. Apeli i Durrësit lëshon urdhër arresti për shtetasin Muhamed Aydogmus
Mediat turke kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Muhamed Aydogmus, një profesor turk që jetonte dhe punonte në Shqipëri. Pak ditë më parë, ai është gjykuar në Gjykatën e Faktit në Durrës dhe është lënë i lirë. Aydogmus akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm kufiri, ndërkohë që Turqia kërkonte ekstradimin me akuzën e përfshirjes në atë që ajo e quan organizata terroriste FETO.
Paratë nën dyshek të "vrasjes së dytë" - ndalohet Gjyqtari i Apelit
Një kontroll i befasishëm zbuloi se gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri mbante në banesën e tij rreth 300 milionë lekë të vjetra. Ai u ndalua me me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit të koduar “ Një vrasje e dytë”.
Koha që Shërbimi i Jashtëm të konsiderohet ndryshe nga politika
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka prezantuar dje në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, projektbuxhetin e kësaj ministrie për vitin 2018. Sipas ministrit rritja për këtë vit është me 0.74% krahasuar me një vit më parë dhe sipas asaj që ai deklaroi fondi mjafton që ndër të tjera “të vazhdohet me pjesë të ndryshme të rikonstruksionit të godinës së Ministrisë së Jashtme”. Ndërkohë që siç tha Bushati “jemi në fazën e mbylljes së bibliotekës”.
Hakmarrja e Soros? Pikëpamje se çfarë qëndron pas Paradise Papers
Paradise Papers, skandali që ekspozoi emra të njohur të politikës globale në mashtrime financiare dhe fshehjen e pasurive, mund të jetë nxitur nga miliarderi amerikan Xhorxh Soros, i cili në mënyrë të përsëritur ka goditur politikanët dhe figurat publike përmes burimeve të kontrolluara të medias.
Gudar Beqiraj jep dorëheqjen, shpëton Akademinë e Shkencave nga shkrirja e plotë
Nuk ka zgjatur shumë qëndresa e Gudar Beqirajt në krye të Akademisë së Shkencave. Në një takim të sotshëm me Presidentin Ilir Meta, ai ka paraqitur dorëheqjen nga detya në të cilën u zgjodh pa garë vetëm disa javë më parë. Në njoftimin e presidencës thuhet shprehimisht se Beqiraj ka përcjellë vendimin e tij duke shprehur formalisht se do të vijojë të kontribuojë për reformimin e Akademisë.
Nostalgjia për komunizmin/"Në Shqipëri ka ende një frikë nga liria e aktivitetit ekonomik"
Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, flet në një intervistë për "Zërin e Amerikës", për trashëgiminë e komunizimit në Shqipëri. Për lidhjet e trashëguara, për nostalgjinë dhe krahasimet me bilanc pozitiv në favor të regjimit komunist me kohën e sotme. Bugajski sjell edhe një konstatim interesant në këtë drejtim: sipas tij, në këtë rast “Në një farë mënyre do të thosha se kemi të bëjmë me një frikë nga liria e aktivitetit të sotëm ekonomik”. Është një pikë që është harruar pas arsyetimeve banale politike.
Më poshtë intervista:
Xhafa, sfida me krimin dhe Rilindjen
Fatmir Xhafaj është personi të cilit i është besuar operacioni “Forca e Ligjit”, ku do të asisntojnë ngushtë partnerët ndërkombëtarë, dhe në veçanti amerikanët. Jo rastësisht Edi Rama nuk ishte i pranishëm në prezantimin e Task Forcës ku ambasadori Donald Lu përmendi emrat e Arben Ndokës, Elvis Rroshit, Mark Frrokut dhe Gentian Muhamedit, si raste flagrante të lidhjes së krimit me politikën.
Me konçesion edhe prodhimi i armëve
Partneriteti Publik Privat do të shtrihet edhe në sektorin e prodhimit të armëve. Kështu të paktën ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë diskutimeve të buxhetit në Komisionin e Sigurisë. Sipas saj Uzina e Mjekësit në Elbasan do rikthejë aktivitetin e saj në prodhimin e armëve luftarake përmes partneritetit me privatët. Mësohet gjithashtu se për prodhimin e armëve në Mjekës për NATO-n, ka shprehur interes një firmë e njohur italiane e specializuar në prodhimin e armëve dhe municioneve luftarake, por ministrja nuk ka specifikuar emrin e kompanisë.
Ambasadori Lu: Dua peshqit e mëdhenj në tavolinë
Arrestime në fillim të vitit të ardhshëm paralajmëroi ambasadori amerikan Donald Lu në konferencën për shpalljen e operacionit “Forca e Ligjit”. Teksa njoftoi mbërritjen në Tiranë të agjentëve të FBI-së, Lu foli për një rrugë pa kthim në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve politike.