Blloku Kulturë

Skulpturat kinetike të Theo Jansen

Postuar në 21 Gusht, 2016 21:18

Janë skulptura kinetike, që shfrytëzojnë erën, por krijuesi i tyre Theo Jansen thotë se janë krijesa të gjalla.

Vitet ’30-‘40: Revolucioni letrar nga revistat shqiptare?!

Postuar në 20 Gusht, 2016 13:49

Një ese e pabotuar e shkrimtarit Arjan Leka mbi gjurmë të dadaizmit në revistat shqiptare të viteve ’30-’40, si dhe në revistën Nëntori të cilat ndikuan që modernizmi të mos mbërrijë; një përkthim nga libri i Isadora Dunkan mbi impresionet e vizitës së saj në Shqipëri; si dhe një dedikim letrar nga Luan Rama, të sjella dhe në romanizmin e librit “Santa Quaranta”

 

Dadaizmi u ndal në Shqipëri

Vdes Ernst Nolte, historiani “reaksionar”

Postuar në 18 Gusht, 2016 23:34

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare historiani i njohur gjerman, Ernst Nolte. Ai erdhi në vëmendje të rretheve shkencore dhe opinionit në Perëndim si pasojë që tezave të veta mbi nazizmin dhe Hitlerin. Sipas Nolte, nazizmi dhe themeluesi i tij, Adolf Hitler, ishin reaksioni logjik i Gjermanisë ndaj kërcënimit ekzistencial që përfaqësonte revolucioni rus. Kjo tezë si dhe artikuli i tij i vitit 1986 “E shkuara nuk do të zhbëhet” krijuan debate shumë të forta.

Dështimi i CIA-s në Shqipëri, për herë të parë pranohet roli i Sigurimit shqiptar si kryesor. Historiani Long: Philby, një alibi

Postuar në 18 Gusht, 2016 19:30

BBC publikon sot në intervistë me historianin britanik Steve Long rreth operacioneve të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane në Shqipëri në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Long sugjeron që panorama duhet parë në tërësi dhe Sigurimi i Shtetit duhet kredituar për aftësinë e tij në zbulimin dhe goditjene grupeve diversioniste. Sipas Long Kim Philby është përdour më shumë si një alibi për dështimin e CIA-s dhe MI6 në Shqipëri, meqenëse spiuni i famshëm e bënte më të justifikueshme humbjen sesa atribuimi i saj Sigurimit shqiptar.

Hungari, arkeologët bien në gjurmë të varrit të Sulejmanit të Madhërishëm

Postuar në 17 Gusht, 2016 15:58

Kërkuesit turq dhe hungarezë mendojnë se kanë gjetur në qytetin Szigetvar varrin e Sulejmanit të Madhërishëm,  sulltanit osman që vdiq aty në shtator të vitit 1566. Sulejmani, i cili përfaqëson kulmin e Perandorisë Osmane dhe sundoi në vitet 1522-1566 vdiq nga shkaqe natyrale në qytetin hungarez, në moshën 72 vjeç dhe pak orë pasi forcat osmane ta merrnin atë. Fitorja ishte me shumë humbje edhe për osmanët që u detyruan të braktisin idenë e rrethimit dhe sulmit mbi Vjenë.

Shqipëria e Diktaturës/Varësia reciproke mes Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë*

Postuar në 17 Gusht, 2016 12:19

“Pas muajve të pare të vitit 1984, Enver Hoxha nuk doli më në publik me pretekstin e shkruarjes së kujtimeve. Ishte e qartë se ai ishte i sëmurë dhe ishte i paaftë të luante rolin e tij si udhëheqës. Ramiz Alia mori në dorë punët e shtetit i vëzhguar rreptë nga Nexhmija.

Të “argumentosh” punën e pabërë me shkrime mediash

Postuar në 16 Gusht, 2016 16:10

Për fasadën e stadiumit “Qemal Stafa” nuk ka një përgjigje ligjore. Për bazorelievin u thanë vetëm disa opinione nga kryeministri, edhe ato në Facebook, pati një deklarim nga Instituti i Monumenteve që premtonte mbrojtjen, ndërkohë që kreu i qeverisë pranonte prishjen e tij.

Qipro, zbulohet një mozaik i rrallë i kohës romake

Postuar në 15 Gusht, 2016 23:15

Një mozaik i rrallë është zbuluar pranë Nicosia në Qipro. Ai daton në shekullin e katër dhe është 12 m i gjatë dhe mbi 4 m i gjerë. Sipas arkelogëve mozaiku është ndër të paktët në botë që paraqet gara me karroca në një hipodrom. Mendohet se ai i përkiste një vile e një personi të pasur në kohën kur Qipro sundohej nga Roma. Copëza të mozaikut u zbuluan në fshatin Akaki, rastësisht nga një fermer në vitin 1938. Zona u qarkua si sit arkeologjik, por gërmimet janë kryer vetëm tani për shkak të prioriteteve të tjera. 

 

Arkeologët polakë pretendojnë se kanë zbuluar pallatin e mbretërve ilirë në Rhizon të Malit të Zi

Postuar në 15 Gusht, 2016 14:10

Arkeologët polakë të universitetit të Varshavës deklarojnë se kanë zbuluar pallatin mbretëror të mbretërve ilirë në Rhizon të Malit të Zi. Njoftimin e ka bërë prof. Pyotr Dyczek sipas të cilit zbulimi ka rëndësi kardinale. Rhizoni ishte kryeqyteti i Teutës, e cila njihet në histori si mbretëresha që u përball me Romën në luftën e parë iliro-romake në vitin 229 p.e.s..

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë