Blloku Kulturë

"Momenti i kishës shqiptare” dhe nevoja për të zbardhur dosjet e krimeve

Postuar në 30 Tetor, 2016 10:07

“Është momenti i Kishës shqiptare”. Kështu e hap një shkrim të vetin “Avvenire”, media afër Vatikanit, e cila na njofton edhe për një libër të ri që i shtohet ngjarjeve të tjera të këtij viti.

Partizanët dhe trasta e popullit (Dokumenti)

Postuar në 29 Tetor, 2016 11:02

Ish-­drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar në “Facebook” një dokument që tregon statusin e partizanëve gjatë LANÇ-­it në raport me popullatën dhe të mirat materiale që u viheshin në dispozicion atyre nga të ardhurat e fshatarëve. Publikimi i këtij dokumenti vjen pas debatit të fortë lidhur me dekorimin e 67 ballistëve nga presidenti Bujar Nishani. Ja çfarë thotëDervishi referuar dokumentit:

Bob Dylan flet për herë të parë pas fitimit të çmimit Nobel dhe deklaron pjesëmarrjen në ceremoninë e Stokholmit

Postuar në 28 Tetor, 2016 23:59

Bob Dylan, fitues i Nobelit për letërsinë për vitin aktual, ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se do të jetë në ceremoninë e Stokholmi. Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se këngëtari amerikan ka shprehur gëzim për çmimin e madh. Dylan thotë se ka qenë e papritur marrja e çmimit, ose përzgjedhja e tij, ndonëse për disa vite ai ka qenë në listën e kandidatëve. Ky është reagimi i parë i fituesit pas shpalljes së çmimit, duke hequr kështu çdo dyshim për pranimin e tij.

"Jo-ja" e Metaksait dhe takimi me historinë në grykën e Këlcyrës

Postuar në 28 Tetor, 2016 11:43

Duke u gdhirë 28 Tetori i vitit 1940 qeveria e Benito Musolinit kërkoi nga Athina të lejojë futjen në Greqi të trupave italiane përmes kufirit greko-shqiptar, në kuadër të planit fashit për pushtimin më tej të pikve strategjike në Mesdhe dhe Afrikë.

Ndahet nga jeta Alfred Uçi

Postuar në 26 Tetor, 2016 12:36

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Alfred Uçi, akademik, studiies i estetikës dhe ish – ministër i Kulturës.
Ai ka qenë profesor në universitetin e Tiranës ku jepte lëndën e filozofisë dhe të estetikës.
Uçi lindi në Korçë më 15 dhjetor 1930. Ai u shkollua në universitetin“Lomonosov” të Moskës (1954). Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës.

Zbulohen dy romanet e panjohura të Konicës me pseudonimin Jean de Kroïa

Postuar në 23 Tetor, 2016 12:30

Nën pseudonimin ‘Jean de Kroïa’ ose ‘Gjoni i Krujës’ rreth 115 vjet më parë, Faik bej Konica do të shkruante dy romane deri sot ende të panjohura. “Sotiri dhe Mitka” dhe “Martesa e Lejlës” janë botuar së fundmi nga “Zenit”. Romanet u gjetën nga studiuesi Fotaq Andrea, i cili i shoqëron me një studim shpjegues me titullin”Faik Konica- Përlindësi modern”-sërish nën siglën e “Zenit”, ndërsa botuesi Krenar Zejno, në një parathënie jep detajet e nevojshme për dy romanet.

Massafra: Shteti të imitojë kishën për rigjykimin e historisë

Postuar në 23 Tetor, 2016 10:13

“Shteti shqiptar të imitojë kishën për rigjykimin e historisë”. Kështu ka deklaruar dje Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër Pult, monsinjor Angelo Massafra, gjatë prezantimit të kalendarit të aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të lumturimit të 38 martirëve nga Vatikani raporton Gazeta Shqiptare.

Intervista/Nadal: Disiplinë dhe regjim. Është e rëndësishme të njohësh suksesin e vogël

Postuar në 22 Tetor, 2016 12:28

Rafael Nadal, një prej tenistëve më të suksesshëm në histori jep një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”. Nisma e tij për një akademi për fëmijët që duan të stërviten ka tërhequr vëmendjen për atë që një kampion si Nadal mund t’u mësojë të rinjve që e shohin si model. Nadal është i drejtpërdrejtë: nuk duhet të synosh të bëhesh numri një, por të ushtrohesh përditë. “Duhe të vlerësosh suksesin e vogël”, thotë ai, duke vënë theksin te disiplina dhe stërvitja, regjimi me veten. Janë çelësa të një rruge më të gjatë dhe më të ngulitur.

Intervista/“Europës i mungojnë personalitetet që dinë të sjellin ndryshimin”

Postuar në 21 Tetor, 2016 13:23

Geert Mak, gazetar dhe shkrimtar holandez flet për Europën dhe krizën e saj. Në një intervistë për “Avvenire” Mak thotë se entuziazmi i viteve ’90, ai i rënies së Murit të Berlinit ushqeu një iluzion që është fara e krizës së sotme. Iluzionin se ajo energji poIzitive do të zgjidhte problemet, një gabim që mohoi nevojën e politikave dhe praktikës që plotëson emocionet. Intervista ka rëndësinë e vet për të kuptuar atë vështrim që vjen nga brenda Europës për situatën e tanishme, “ku ka kapluar frika” që i hap rrugë nacionalizmave.

Rusët dhe Perëndimi. Humori është më i vërtetë se media dhe politika

Postuar në 21 Tetor, 2016 12:17

Ditët e fundit mediat perëndimore, ato britanike kryesisht, kanë trajtuar me një lloj alarmi kalimin e aeroplanmbajtëses ruse "Kuznetsov" në kanalin e La Manshit. Me tone nga lufta e ftohtë dhe me një lloj bezdie nga kjo provë force që vjen nga një vend, armiqësia politike e gjeopolitike me të cilin është shumë e ngulitur. Britanikët kanë edhe një ngarkesë emocionale që ndoshta buron nga historia më e famshme e spiunazhit të Luftës së Ftohtë me protagonist Kim Philby.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë