Blloku Ekonomi

Paradokset e qeverisë. E jep me koncesion dhe investon 20 mln dollarë në Rrugën e Kombit

Postuar në 19 Tetor, 2015 10:17

Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë. Revista “Monitor” shkruan se programi i qeverisë për investime në këtë aks ngjan paradoksal, pasi Ministri i Transporteve ka lajmëruar se, do të firmosë kontratën e koncesionit për këtë rrugë gjatë këtij muaji.

Paketa Fiskale 2016/Nuk preket tatimi mbi të ardhurat dhe TVSH. Ndryshon taksa e pasurisë dhe ajo e fjetjes në hotel

Postuar në 18 Tetor, 2015 15:42

Paketa fiskale 2016 nuk prek të ardhurat personale as edhe TVSH-në. Të paktën kështu raporton gazeta “Panorama” e cila shkruan se ndryshime pësojnë taksat e pasurisë së paluajtshme dhe ajo e hoteleve. “Paketa e re fiskale do të sjellë ndryshime edhe për taksën e fjetjes në hotel. Kjo taksë do të jetë fikse 140 lekë/personi për net qëndrimi, nga 5 për qind e vlerës së faturës së fjetjes që lëshon hoteli, që është aktualisht.  Një tjetër taksë që do të ndryshojë është edhe ajo për shtëpitë.

Pas Vaterlosë, qenka shmangur edhe Verduni. OST ka rënë dakord të kompensojë me 6.8 milionë euro një kompani kroate

Postuar në 17 Tetor, 2015 21:34

Ndërkohë që qeveria shqiptare po përpqiet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se me marrëveshjen e mirëkuptimit me CEZ, shpëtoi mëmëdheun nga Vaterloja financire, një tjetër kompani po deklaron se përfiton para nga shteti shqiptar. Agjencia “Seenews” raporton se kompania kroate “Dalekovod” do të marrë 6.8 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit si pasojë e mbylljes së një përballjeje për ndërtimin e linjës 400kv mes Tiranës dhe Podgoricës.

Shenja jo të mira: Bie kërkesa për kredi nga biznesi

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:34

Kërkesa e biznesit për kredi vijon të ulet për të tretin tremujor radhazi. Të dhënat dalin nga një vëzhgim i Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, janë bizneset e mëdha ato që kanë rrudhur kërkesën për kredi, në zërin e investimeve. Kurse biznesi i vogël dhe individët e kanë rritur atë. “Në fund të gushtit, stoku total i kredisë që bankat kanë dhënë për biznesin ra në 359.2 miliardë lekë nga 372.8 miliardë që ishte në gushtin e një viti më parë”, raporton banka.

Hendeku i prodhimit, stanjacion në shfrytëzimin e kapaciteteve

Postuar në 17 Tetor, 2015 12:04

Vrojtimet e biznesit treguan stanjacion të shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese edhe në tremujorin e tretë të vitit, raporton në një kronikë të trasmetuar prej tij “Tv Scan”. Sipas Bankës së Shqipërisë, shumica e sektorëve të ekonomisë nuk hodhën hapa përpara. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri ra me 2.9 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit. Aktualisht kjo normë shënon vlerën 72.2% dhe është pothuaj në nivelin e mesatares historike të saj.

Pronat publike, shteti nxjerr në shitje 1570 objekte jo strategjike

Postuar në 16 Tetor, 2015 20:35

Ministria e Ekonomisë ka bërë gati për shitje 1570 objekte ish shtetërore në të gjithë vendin. “Monitor” shkruan” se pas një inventari të ish objekteve publike që nisi menjëherë pas shtatorit 2013, janë evidentuar ish pronat shtetërore më rëndësi jo strategjike që do të dalin në shitje. Objektet janë ish ndërmarrje shtetërore jashtë funksionit dhe shtrihen në të gjithë vendin.

Pesimizmi i individëve për të ardhmen, bie besimi në ekonomi

Postuar në 16 Tetor, 2015 08:14

Treguesit ekonomik u ulën në 3-mujorin e tretë të vitit, çka tregon një rënie të besimit të biznesit dhe konsumatorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u ul me 2.7 pikë krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Në një ktonikë të trasmetuar nga “Tv Scan” thihet se ecuria e treguesit në 3-mujorin e tretë u ndikua negativisht nga rënia e besimit në sektorët e industrisë e të shërbimeve, si dhe nga rënia e besimit konsumator. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë pësoi rënie me 2.5 pikë përqindje, ndonëse qëndron ende mbi mesataren afatgjatë.

Europa i mbyll dyert OMGJ-ve, po Shqipëria?

Postuar në 15 Tetor, 2015 18:00

Në mendjet e Evropianëve, siguria është përbërësi më i rëndësishëm i ushqimit të tyre. Të bërit kompromis në lidhje me sigurinë e cilësisë ushqimore nuk hyn në planet e BE-së ose të paktën jo në planet e 19 vendeve që së fundmi kanë votuar jo ndaj rritjes së produkteve të modifikuara gjenetikisht OMGJ. Qasja e Komisionit Evropian në lidhje me këtë propozim ishte t’u jepte demokraci të gjithë vendeve anëtare për të pranuar ose jo farërat OMGJ edhe pse brenda BE-së ato janë të autorizuara.

Hekurudhat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë jepen me koncesion

Postuar në 15 Tetor, 2015 12:00

Një koncesion i ri është dhënë së fundmi nga qeveria shqiptare. Fjala është për hekurudhën Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë. Synimi i koncesionit është rehabilitimi, operimi dhe transferimi i linjave dhe është fituar nga “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION”. Vlera e tij është 2.4 miliardë lekë dhe sasia mesatare e transportuar e mallrave / mineraleve për vit kalendarik pritet të jetë 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit/Monitor 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi