Hendeku i prodhimit, stanjacion në shfrytëzimin e kapaciteteve

Postuar në 17 Tetor, 2015 12:04

Vrojtimet e biznesit treguan stanjacion të shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese edhe në tremujorin e tretë të vitit, raporton në një kronikë të trasmetuar prej tij “Tv Scan”. Sipas Bankës së Shqipërisë, shumica e sektorëve të ekonomisë nuk hodhën hapa përpara. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri ra me 2.9 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit. Aktualisht kjo normë shënon vlerën 72.2% dhe është pothuaj në nivelin e mesatares historike të saj. Çmimet e prodhimit janë vlerësuar në rënie gjatë tremujorit të tretë, ndërsa investimet e reja gjatë gjashtëmujorit të kaluar kanë shënuar rënie, në krahasim me rezultatet e tremujorit të parë të vitit.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e shërbimeve shënoi vlerën 76.7%, duke qëndruar 0.6 pikë përqindje më lart vlerës së rezultuar në të njëjtin tremujor një vit më parë dhe mesatares historike. Balanca e vlerësimit për kryerjen e investimeve të reja gjatë gjashtë muajve të kaluar ra ndjeshëm, krahasuar me rezultatet e tremujorit të parë të vitit dhe krahasuar me mesataren e vet historike. Pritjet për investime në gjashtë muajt e ardhshëm kanë vijuar prirjen rënëse. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.