Blloku Ekonomi

"Nuk ka taksë të diferencuar për shtëpitë e dyta"

Postuar në 10 Tetor, 2017 15:21

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot para gazetarëve se qeveria nuk parashikon rritje të taksës për banesat e dyta. Pra nuk parashikohet taksim i diferencuar. Sipas ministrit, taksimi nuk do të jetë fiks, por do të bazohet mbi vlerën e transaksionit me çmimn e tregut. Po kështu, ministri ka bërë të qartë se askush nuk pretendon që këto masa do të jenë efektive 100% që në 1 janar, por ato nisin që nga kjo datë.

Konfindustria mbështet vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël

Postuar në 08 Tetor, 2017 18:10

Konfederata e Industrive mbështet nismën e qeverisë per shtrirjen e tatimit të vlerës së shtuar ne biznesin e vogël. Sipas saj, shtriria e TVSH në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë së çdo vendi normal, aq më shumë në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuaj 50% të PPB. Konfindustria e vlerëson si një hap i duhur, që në qoftë se do të zbatohet me sukses do të ketë vlera afatgjata për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Taksa e shtëpisë tani mbi çmim reference, jo sipërfaqen

Postuar në 07 Tetor, 2017 18:39

Top-Channel  raportonte sot për projektligjin për ndryshimin e taksës së banesës, që ka kohë që përflitet se do të diskutohet. Sipas këtij televizioni, qeveria ka menduar që të ndryshojë formulën e përllogaritjes së taksës duke hequr kriterin e sipërfaqes për të vendosur taksë mbi në çmim reference që caktohet nga qeveria. TCh shton se ndonëse bëhet ky ndryshim, taksa për banesën e parë nuk do të rritet. Rritje do të pësojë  taksa për banesat e dyta apo të treat, pra për atë kategori që ka më shumë se një apartament në pronësi.

Parkim nëntokësor në Parkun e "7 xhuxhave"

Postuar në 06 Tetor, 2017 18:20

Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e tenderit për rikoncpetimin e parkut tek Rruga e Elbasanit i njohur si “7 xhuxhat” si dhe ndërtimin e një parkimi me dy kate nëntokë. Sipas revistës Monitor, fondi limit i llogaritur në shpalljen e Bashkisë është rreth 2 milionë euro.
Në total parkimi do të garantojë 146 vende për automjete dhe kjo argumentohet me faktin që zona është njëra prej më të frekuentuarave dhe me trafik më të lartë në kryeqytet.

Kush ka realisht interes që regjimi i TVSh-së të mos ndryshojë?

Postuar në 06 Tetor, 2017 13:35

Qeveria ka zyrtarizuar synimin që të përfshijë në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe ato që deri më sot quhen “biznese të vogla”. Të tilla janë ato që përjashtohen nga ky regjim nëse kanë një xhiro poshtë 5 mln lekë. Kryeministri e argumentoi kështu arsyen e këtij vendimi:

Ahmetaj: Konçesionet nuk rrezikojnë financat e shtetit

Postuar në 04 Tetor, 2017 21:40

Frika e FMN-së se modeli i Partneritetit Publik Privat që qeveria ka zgjedhur për investime në shërbime publike apo infrastrukturë mund të kërcëojë stabilitetin fiskal, sipas ministrit të Financave Arben Ahmetaj nuk qëndron, të paktën për rastin e Shqipërisë.

Ai është shprehur në një intervistë për Top-Channel se Shqipëria ka një kuadër ligjor më të rreptë se këto vende, që nuk i lejon konçesionet të të rrezikojnë financat e shtetit.

Marifete dhe llogari, goditje pas shpine biznesit të vogël

Postuar në 03 Tetor, 2017 17:51

Qeveria është duke rimodeluar pragun e tatimit mbi fitimin për biznesin, duke konsideruar përfshirjen në skemën e tatim-fitimit të një kategorie që deri më sot ishte përjashtuar nga kjo taksë.

Sipas televizionit Klan në paketën fiskale për vitin që vjen është duke u diskutuar varianti që taksa 0 të jetë vetëm për biznese me qarkullim vjetor deri në 2 milion lekë dhe jo deri në 5 milionë lekë siç është aktualisht. Qeveria e komenton si një porosi të lënë nga misioni i Fondit Monetar Ndëkombëtar në fund të vizitës së tij në Tiranë.

FMN ikën pa marrëveshje nga Shqipëria, kundër bashkimit të tatimeve me doganat

Postuar në 02 Tetor, 2017 21:08

FMN është kundër planit të qeverisë për bashkimin e tatimeve me doganat. Në mbyllje  të vizitës në Shqipëri misioni i FMN-së ka ikur pa lajmëruar firmosjen e ndonjë një programi bashkëpunimi dhe ka dalë me një deklaratë zyrtare ku thekson riskun e lartë të një operacioni qw bashkon tatimet me doganat.

Kosovë, zëra kundër pagesës për kalimin në rrugën Durrës-Kukës

Postuar në 01 Tetor, 2017 14:29

Adriatik Kelmendi shkruan në një opinion pë gazetën “Koha Ditore” se pagesa për kalimin e rrugës Durrës- Kukës, nuk është e drejtë dhe duhet shmangur. Si argument i parë është mungesa e një rruge alternative për ata që nuk paguajnë, praktikë kjo në çdo vend. Sipas autorit “qasja në rrugë është një e drejtë” dhe në këtë mënyrë kemi penalizim në bllok pa ofruar mundësi tjetër.

Bashkia e Tiranës, 3 miliardë lekë gjoba në vitin 2016. Mbledhja e taksave, në masën 50%

Postuar në 30 Shtator, 2017 20:12

Bashkia e Tiranës shënon rekord të ardhurash nga gjobate e automjeteve. Vetëm në 2016-ën drejtuesit e automjeteve kanë paguar rreth 3 miliardë lekë. Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me taksat ku bashkia ka mundur të mbledh në masën 50%.

TemaTv

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi