Blloku Billboard
Prezumimi i Fajësisë
Ka një dhembshuri të përhapur mediatike për padrejtësinë që i është bërë Ilir Metës me arrestimin e tij. Nga ekrani në ekran sheh gazetarë që rrëmojnë në alibi, dispozita juridike dhe lloj-lloj arsyetimesh për të shpjeguar se me arrestimin e Ilir Metës – ish-president dhe ish-kryeministër – SPAK ka gabuar.
Humbja dhe diskreditimi i mediave tradicionale amerikane
Në vitin 2016 kur Donald Trump u zgjodh president i ShBA mund të kujtohen dy përkufizime që kanq rëndësi: i pari ai i George Soros që u shpreh se “Trump si mbreti i vetëpromovimit nuk po e beson as vetë suksesin që po ka”. Ky pohim jep të kuptojë ndër të tjera se sistemi politik amerikan nuk është i imunizuar nga të papriturat, pra se ai është me përkufizim i pakontrollueshëm.
Mjafton kalimi i një pike kritike dhe mandej nuk ka rregulla që të menaxhojnë ortekun.
Nuk është goditur opozita, por mirëkuptimi i vjetër për status quonë
Ilir Meta është në qyp prej disa ditësh. Dhe duhet thënë se i shkon. Por ai ka të drejtën e nje procesi të rregullt gjyqësor, pasi politikisht është thuajse i vdekur për shkak të injorancës së vet. Spazmat e tij të para disa kohëve dhe sjellja në momentin e arrestimit treguan se z. Meta nuk diti dhe as ishte përgatitur të investohej për atë moment. E katandisi veten në protagonist të një shfaqjeje halabakësh që ngatërrohet me policë.
Mund të bëhej më mirë
Një kartolinë me një fotografi të vjetër të Durrësit – stampuar në Terni të Italisë – të nxjerr para syve qytetin bregdetar të Shqipërisë të viteve ’30. Ndonëse e padatuar, koha mund të hamendësohet nga prania në të e Vilës së Zogut, në kodrën dominuese anës detit. Në pamje të parë, Durrësi i kësaj fotoje të jep idenë e një fshati modest të shekullit të 20-të ose edhe të “19-të i palakmueshëm pë ndonjë gjë.
Të mbjellësh kripë, jo farë!
ShqUpëria
Në një diskutim televiziv Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së, deklaroi se mënyra si u dënua Ervin Salianji, të nxit dyshimin për një proces politik. Mandej ai u shpreh se:
Edhe mua mund të më fusin në burg
Opozita shqiptare rikonfirmon kështu një problem të madh me drejtësinë. Një problem që mori karakter ultimativ me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës. Episodi Salianji ishte si të thuash fleta e fundit e dosjes së mosbesimit radikal ndaj drejtësisë me regji siç shprehet shpesh e më shpesh edhe Ilir Meta.
Gjergji Pula në kërkim të një medaljeje personale në emër të Shqipërisë
Pagëzm i Islamit Politik. Entiteti Bektashi hap rrugën për parti fetare
Lexojeni statusin e Edi Ramës në rrjetin “X” për të kuptuar disa gjëra: së pari për të kuptuar zbythjen e rremë të këtij individi përkundrejt një presioni publik relativ. Ai flet për “entitet sovran” duke hequr dorë nga termi “shtet” që e promovoi po vetë në intervistën me një media amerikane.
Ndjesia e të qenit Popull në Shqipëri!
Vite më parë, kur gjykohej për dosjen e përgjimit nga Dritan Prifti, Ilir Meta deklaronte se me të mbaruar punë do të angazhohej për një reformë të thellë në Prokurorinë e Përgjithshme. Sepse sipas tij, kur nuk e gjente Të Drejtën ai, që kishte mundësi, çfarë ndodhte me qytetarët e thjështë!
Vërejtje me vend. Produkti i këtij reflektimi ishte Adriatik Llalla që nga kjo distancë kohore të ngjan se ishte aty si pacient dhe antropolog njëherazi për pacientin e pandehur dhe antropologun Meta. Pak të thuash një tallje. Dhe dritëshkurtësi.
Klisheja e "intelektualit sovjetik", apo "asketit të fundit"
Arrestimi i Pavel Durov, drejtori administrativ i “Telegram” ka nxjerrë në pah një fakt që nuk idhej gjerësisht. Zhvilluesi inxhinierik pas kompanisë në fjalë, është vëllai i tij, Nikollai.