Blloku Alternative
Dossier/Jamil Mardam, një ish-kryeministër (me të vërtetë) poliagjent
Në shërbim të britanikëve, francezëve, irakenëve dhe tani së fundmi zbulohet edhe të liderëve Sionistë.
Kundër-narrativa e pandemisë: Kronika e një krize të planifikuar*
Monedha e Brutit shitet për shifrën rekord të 3.5 milionë dollarëve
Një monedhë ari shumë e rrallë antike është shitur për shifrën e 3.5 milionë dollarëve. Monedha paraqet në njërën anë vrasësin zyrtar të Jul Çezarit, njërit prej figurave më të shquara të historisë, Markus Junius Brutus.
Xhinset përtej Bllokut Lindor, rasti i veçantë i Jugosllavisë komuniste
Jugosllavia e dikurshme mund të mbahet mend si shteti i Europës Lindore që ka mbajtur marrëdhënie të veçanta me bluxhinsin. Vendi ka mbajtur pozicion unik jashtë bllokut lindor dhe larg sferës së ndikimit të Bashkimit Sovjetik.
Jugosllavia u krijua si shtet komunist pas Luftës së Dytë Botërore, por më pas refuzoi të bëhej një shtet satelitor i Bashkimit Sovjetik të atëhershëm dhe u orientua drejt Perëndimit. Deri në shpërbërjen e saj në 1991, Jugosllavia mbeti një nga vendet më moderne dhe më të aksesueshme komuniste në Evropë.
Beogradi i ri, një udhëtim në arkitekturën komuniste (FOTO)
Në vjeshtën e 2014-s, Piotr Bednarski, fotograf i arkitekturës, që jeton në Varshavë, vizitoi komunën e Novi Beograd (Beogradi i Ri), një miniqytet i planifikuar i ndërtuar në 1948 dhe njëkohësisht një nga 17 komunat e kryeqytetit serb. Atje, Bednarski ra në dashuri me arkitekturën gri të epokës komuniste. Ai shkruan:
Seks online para kamerës së Zoom, shkarkohet gazetari i “New Yorker”
Një incident i sikletshëm para kompjuterit i ka kushtuar jo pak gazetarit Jeffrey Toobin. I gjendur vetëm në zyrë, duke mos qenë në dijeni se platforma Zoom ishte aktive, Toobin ka vendosur të relaksohet. Nga ana tjetër kanë qenë të shumtë “spektatorët”, kolegë të tij, që kanë parë shkrimtarin e New Yorker dhe analist ligjor i CNN teksa masturbohej.
"Mendova se nuk më shihte njeri. Mendova se e kisha mbyllur videon". Ndërkohë, New Yorker, për të cilin ai ka punuar për 25 vjet, e ka pezulluar nga detyra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe CNN.
Tragjedia e Kalimit Diatlov, mister edhe pas 60 vjetësh
Më 1 shkurt 1959, në rajonin e Svjedllovksut në Urale ndodhi një incident me pasojë vdekjen e 9 alpinistëve që u bë i njohur si Insidenti i Kalimit Diatlov. Ngjarja ka thuajse një njohje të gjerë edhe për shkak të popullarizimit në internet, por fakt është se hetimi i saj e ka shtuar edhe më tepër misterin. Nga raportimet zyrtare u identifikua se katër viktima kishin vdekur nga hipotermia, ndërkohë që të tjerët kishin traumë fizike. Në raport flitet për një forcë të pëpërballueshme të natyrës, por askush nuk di të thotë se çfarë ndodhi realisht edhe pas konsultimit të dokumenteve zyrtare.
Shekulli i 21-të/Aplikacion për parashikimin e lëvizjeve migratore
Institucionet ndërkombëtare po përdorin aplikacione edhe për të parashikuar lëvizjet migratore. Foresight është një aplikacion i tillë që pas përpunimit të të dhënave nga 120 vende të ndryshme, sugjeron lëvizjet e ndryshme migratore, duke ndihmuar në vendimmarrje paraprake. Ose të paktën kështu besojnë ata që përdorin njësi të tilla teknologjike.
P.sh vlerësohet se pandemia e koronavirusit mund të provokojë një shpërthim migrator prej 1 milionë njerëzish nga Afrika Subsahariane, çka përbën një problem politik në Europë.
Eseja e parë e shkruar nga një robot: Ne nuk po komplotojmë për të marrë kontrollin e njerëzimit
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” publikonte dje një ese të shkruajtur nga një robot. Në njoftimin e vet gazeta nënvizon se eseja është shkruar nga GPT3, një mdoel gjuhësor robotik që përdor machine learning për të gjeneruar tekste si ato të shkruara nga njerëzit.
Efekti Mozart/ Muzika ndihmon epileptikët
Muzika e Mozartit mund të ketë efekt pozitiv te epilepsia. Një analizë e re gjithëpërfshirëse ka treguar se dëgjimi i muzikës së Mozartit në piano mund të zvogëlojë frekuencën e sulmeve të epilepsisë. Rezultatet e kësaj meta-analize gjithëpërfshirëse (një studim mbi studimet e mëparshme), i cili mund të përmbysë skepticizmin aktual në lidhje me efektin, janë paraqitur në kongresin e ECNP.