Politika e Biden duke mbrojtur tezat e Trump, Rutte: Na duhet SHBA, por të rrisim shpenzimet

Postuar në 14 Janar, 2025 19:03

Mark Rutte, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në Parlamentin Europian se refuzimi për të rritur buxhetet e mbrojtjes do e çojë sigurinë europiane në pikën e fundit. Ai ka gjetur disa metafora për të nxitur vendimmarrjen europiane në drejtim të rritjes së financimit për mbrojtjen që sipas tij është e detyrueshme për të mbrojtur Europën nga kërcënimi rus.

Është iluzion që të formohet një NATO Evropiane pa SHBA-në, së paku në 20 vjetët e ardhshme, pasi për një gjë të tillë vendet evropiane do të duhej të ndajnë 8 për qind për mbrojtje nga bruto prodhimi i tyre vendor.

Mbi 60 për qind e investimeve në mbrojtje, që në total bëjnë të gjitha vendet e NATO-s, janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra të gjitha 31 vendet tjera, përfshirë edhe Kanadanë, ndajnë më pak se 40 për qind. Kjo dëshmon se sa iluzion është një NATO e fortë pa Amerikën. Dhe një NATO e tillë nuk na nevojitet pasi kjo që kemi na ka shërbyer kaq mirë që nga Lufta e Dytë Botërore

ka thënë Rutte. 

Apeli i hollandezit, njohur edhe si Pëshpëritësi i Donald Trump, afirmon një qasje që e vendos BE-në në dilema virtuale të një kërcënimi që pa SHBA do ta detyrojë atë “të mësoj rusisht”, siç tha Rutte. Dilema virtuale, pasi është e qartë se ai ndjek këtu një politikë të demokratëve amerikanë që mbrojnë partneritetin transtlantik, duke kërkuar mikluar kërkesat e Trump për rritje të buxheteve që në të vërtetë kanë nisur që administratën e parë të republikanit dhe që në thelb shkojnë kundër interesit të Rusisë.

Mes një hollandezi në mbrojtje dhe një estoneze në Politikën e Jashtme, BE-ja ndodhet e detyruar të angazhohet kundër Rusisë në vijën e përpiluar nga administrata Biden, ndërkohë që ideja se mbrojtja europiane është iluzion pa SHBA, në të vërtetë nuk qëndron përderisa kjo mbrojtje ka vetëm 70 vjet dhe nuk përfaqëson një periudhë cilësisht të re në historinë europiane, e mbushur me konflikte dhe militarizim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.