TikTok i shtohet tensioneve mes Francës dhe Algjerisë

Postuar në 12 Janar, 2025 20:03

Francës i ka dalë "një problem i ri" në politikën e jashtme: Algjeria. Ministria e Jashtme e kësaj të fundit ka hedhur poshtë akuzat për fushatë dizinformimi, provokuar nga një incident deportimi të një influenceri të TikTok-ut.

59 vjeçari u ndalua nga autoritetet franceze në Montpellier pasi postoi video në TikTok. U kthye në Algjeri, por ai nuk u pranua në Algjeri dhe u kthye sërish në Francë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retaillau akuzoi Algjerinë se po përpiqej të poshtëronte Francën, ndërkohë që marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë të tensionuara prej kohësh dhe janë përkeqësuar edhe më pasi presidenti francez, Macron mbështeti sovranitetin maroken mbi Saharanë Perëndimore që është burim përplasjesh mes dy vendeve afrikane.

Video e postuar nga përdoruesi “Imad Tintin” mori 800 000 shikime dhe aty sipas autoriteteve franceze bëhej thirrje për dhunë. Ai u ndalua krahas dy të tjerëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.