Liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre

Postuar në 02 Nëntor, 2024 16:44

Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë gabim nëse besojnë se Rusia nuk do ta kalojë kurrë kufirin e përdorimit të armëve bërthamore”. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, thotë se liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre, aq sa për ta marrë seriozisht gatishmërinë e Rusisë për të mbrojtur ekzistencën e saj duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

Ata kanë bërë një llogaritje të gabuar, pasi nuk janë lloji më i zgjuar… Për disa arsye, ata mendojnë se rusët nuk do të kalojnë kurrë një vijë të caktuar. E kanë gabim. Nëse bëhet fjalë për ekzistencën e shtetit tonë, siç ka thënë vazhdimisht presidenti i vendit, thjesht nuk do të kemi zgjidhje”, tha Medvedev në një intervistë për televizionin shtetëror, RT.

Medvedev flet me emra kur pyetet për liderët e Perëndimit. Sipas tij, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz "u mungon mendjemprehtësia” e paraardhësve të tyre.

“Klasa politike po degjeneron, teknokratët po hyjnë gjithnjë e më shumë në lojë dhe nuk e kuptojnë dot se si funksionon politika. Kjo është një fatkeqësi”, tha Medvedev.

Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin propozoi ndryshimin e doktrinës bërthamore të vendit. Sipas doktrinës së re, Moska mund ta trajtojë një sulm nga një vend jo-bërthamor – përfshirë Ukrainën – të mbështetur nga një komb bërthamor, si një kërcënim të përbashkët kur vendos nëse do të hakmerret me armë bërthamore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.