KE: Mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bëhen pengesë për anëtarësimin në BE

Komisioni Evropian përsërit qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.
Duke iu referuar mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe Shqipërisë dhe Greqisë, zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero, tha se ato nuk kanë pse bëhen pengesë për integrimin e dy vendeve.
E pyetur për çështjen “Beleri”, Pisonero nuk pranoi të komentojë, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në pritje, por po e ndjek këtë çështje.
Ndërsa në lidhje me kërkesën e Bullgarisë që Shkupi të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj, Pisonero tha se qeveria aktuale e ka vullnetin për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Add new comment