Korrupsioni, Rama: Nuk mund të parashikojmë kush i reziston tundimit e kush jo
Kreu i qeverisë e cilësoi sot koncesionin e sterilizimit një nga punët më të bukura të qeverisë së tij. Rama tha se përgjegjësia për shkeljen e kontratës është individuale dhe ata që kanë abuzuar do të paguajnë. Në lidhje me hetimin që ka vënë nën akuzë tetë persona deri tani, Rama tha se korrupsionin nuk mund ta parashikosh.
Kur ne zgjedhim ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë bëjnë ata në të ardhmen. Pushteti është një lloj kafshe shumë e egër. Është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka shumë që e mbajnë, ka shumë që nuk e mbajnë. Por, s’mund të bëjmë parashikime paraprake se kush do i rezistojë tundimit dhe kush jo. Në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Ka disa më të fortë, e disa më të dobët. Ka nga ata që pyesin dhe ata që s’pyesin për ato që pushteti ta jep si tundim. Them se duhet ta shohim si diçka pozitive dhe përgjegjësi individuale që dikush nuk e mban dot peshën e tundimeve për të bërë 1 rrugë e 2 punë dhe rezultateve të punës.
Sipas Ramës, falë koncesionit të sterilizimit, ndërhyrjet kirurgjikale kaluan nga epoka bronzit në epokën e sotme.
100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që s’kanë gjë në dorë.
Comments
Me fal, po...
Ky Kryeministri jone i nderuar o eshte budalla me brire, o kujton se gjithe te tjeret jane budallenj me brire.
Shqiperia ne klasifikimin e
Shqiperia ne klasifikimin e intilegjences ishte ne vendin 87, dhe ne vitin 2022 eshte ne vendin 72 nga 100 vende te klasifikuara.Shqiperia e ka vlersimin 82 IQ, dhe hyn te popujt me intelegjence primitive me popujt e afrikes. Kjo eshte e verteta dhe keto jan shifrat qe gjenden shum thjesht ne internet. E bere kete hyrje se ne Shqiperi nuk ka debat politik, nuk ka instutcione te pavarura, nuk ka autorite intelektuale, ku cdo gje dhe debati te konkuroje e te kritikoje me ide e te kete dy audio qe te degjohen. Jo degjohet vetem zeri i Kryeministrit me nje retorike te zhdrejte qe i kthen faktet ne demagogji. Problemi eshte te turma/populli, tamam Turma, qe joshet dhe nuk udhehiqet nga nje logjike racionale, po nga ndjenja emocionale, dhe ashtu si turmat primitve qe joshen nga ndjenjat dhe nuk jane te afta te arsyetojne. ( Te gjithe e kemi pare se cfar dashuria kane turmat per foltore, ku ne korale therrasin: na prij, se jemi te humbur dhe nuk e gjejme rrugen...)Dhe Edi Rama e dirigjon me virtuezitet dhe e ushqen turmen me iluzione duke e joshur me retorike e duke i krijuar iluzione, dhe turma enderron ku realiteti eshte komplet tjeter. Tani doli gjetja e naftes dhe retorika e Kryeministrit eshte qe fitimi do te jete 4 miljon € ne dite, dhe te paret qe do te perfitone do te jene pensionistet. (Lagu sot, e rruhu mot) Dhe tonin e vendos vetem kryeministri, dhe nuk ka ligje qe jane udherrefyes, dhe nuk ka transparenece, po vendos mbi cdo gje, deshirat dhe pallavrat retorike qe krijojne nje bote paralele iluzionare dhe ky popull me nje intelegjence mizerabel enderron dhe nuk rrebelohet. Nuk rrebelohet se nuk ka opozite, nuk ka drejtesi te pavarur, nuk ka institucione te pavarura, nuk ka intelektuale, dhe ka nje popull me nje IQ mizerabel primitive qe udhehiqet nga ndjenjat dhe jo nga logjika.
Add new comment