Greqia dhe Bullgaria avancojnë projektet bërthamore

Postuar në 12 Prill, 2022 09:55

Bullgaria dhe Greqia janë drejt firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e një impianti bërthamor. E vetmja pikë për të cilën nuk është arritur ende konsensus, sipas Euractive, është përgjegjësia në rast të një aksidenti të mundshëm.

Ideja për centralin bërthamor është hedhur fillimisht zv.kryeministri bullgar dhe ministër i Financave, Asen Vassilev, pas kthimit nga një vizitë në Athinë më 22 shkurt, kur u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Athina dhe Sofja do të presin përfundimet e një studimi 1-vjetor, në përfundim të të cilit do të bien dakord për ndërtimin e centralit.

Qëllimi është ndërtimi në kohë rekord, ndërsa marrëveshja do të firmoset për një afat 20-vjeçar. Megjithatë, centrali i ri nuk mund të bëhet realitet pa rë paktën 6-8 vjet punë, ndërsa kostot ende nuk janë përcaktuar.

Studimi ekonomik i bankës britanike HSBC, i bërë për projektin e termocentralit të dytë bërthamor në Bullgari në vitin 2012, nxori një çmim prej 10 miliardë euro, me energji elektrike që kushton 75 MËh, por inflacioni i akumuluar gjatë 10 viteve të fundit është i konsiderueshëm.

Ministri i Energjisë Aleksandër Nikolov thekson se projekti mund të ndërtohet shpejt vetëm në lokacionin ekzistues të centralit bërthamor në Kozloduy.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.