De-euroizimi dështoi

Postuar në 11 Prill, 2021 13:22

Nisma për deeuriozimin në Shqipëri nuk ka rezultuar efikase. Sipas sekretarit të përgjisthshëm të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, fakti që janë mbi 50% në valutë, tregon se euro është shumë dominate dhe kjo sipas tij penalizon bankat.

Fakti që me depozita jemi mbi 50% në depozitë të huaj tregon se monedhat e huaja janë dominante në ekonominë tonë. Synimi i strategjisë ishte të ulej pesha e euros në treg. Banka e Shqipërisë mori masat e veta, duke u kërkuar bankave të mbajnë sa më pak monedhë të huaj dhe duke i penalizuar ato nëse monedhat e huaja janë mbi 50% e depozitave. Ndërkohë që bankat janë të penalizuara dhe është e vetmja masë, nuk ka asnjë tjetër që duhet të jetë relae në jetën e përditshme, në shitblerjet e ndryshme, në lidhje me monedhën.  

Gjitahshtu, Brumbulli thotë për MCN se ka një ngërç mes BSH dhe Ministrisë së Financave. Sipas tij, qeveria duhet të ndryshojë strategji pasi duhen masa të tjera plotësuese.

Deuuroizimi është një nismë që u ndërmor në vitin 2017 me synim zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe ekonomi. Por kundër kësaj nisme kanë dalë edhe eksportuesit, sipas të cilëve ajo po shkatërron këtë industri dhe po i shkakton 14 miliardë lekë humbje ekonomisë shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.