Publikohen në media kufijtë detarë të pretenduar nga Turqia në Egje

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 12:06

Në media ka rrjedhur një dokument zyrtar që hedh dritë mbi pretendimet e Turqisë në Egje. Diplomati turk, Çağatay Erciyes tregoi në datën 2 dhjetor një hartë ku tregohen kufijtë e pretenduar për shelfin kontinental nga Turqia, sipas asaj që mendohet se është një marrëveshjeje delimitimi mes saj dhe Republikës së Qipros Veriore firmosur në vitin 2011. Po ashtu aty paraqitet edhe vija e mesme e rënë dakord mes Turqisë, Egjiptit dhe Libisë.

Mediat turke raportojnë se presidenti turk, Erdogan ka zhvilluar në datën 27 nëntor një takim të mbyllur me Fayez al-Sarraj, kryetar i Këshillit Presidencial të Libisë në të cilin është dakordësuar një dokument i titulluar: Kufizimi i Juridiksionit Detar, që parashikon thellim të bashkëpunimit ushtarak mes të dy vendeve.

Nga ana e vet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy ka shpjeguar sërish pikëpamjen turke mbi delimitimin në Egje. Nisur nga fakti se Turqia ka vijën më të gjatë detare në Mesdheun Lindor, asnjë prej ishujve që janë përballë vijës së mesme nuk mund të përftojë juridiksion detar përtej kufijve territorialë ujorë dhe se morfologjia e bregdetit të tyre duhet të merret në konsideratë.

Kjo qasje e ka vënë Ankaranë zyrtare në një kurs përplasjeje me Greqinë e cila nuk pranon të njohë pretendimet e Turqisë duke iu përmbajtur dispozitave të ligjit ndërkombëtar për detin që parashikon metoda të qarta për ujërat dhe shfrytëzimin. Një ndër arsyet kryesore për Turqinë në këtë përballje është gjetja e rezervave të mëdha të gazit në Qipro, jashtë cilave ajo nuk pranon të qëndrojë, edhe pse të drejtën e shfrytëzimit të tyre Greqia ia ka besuar një kompanie amerikane si Exxon Mobil.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.