Alo...tepsia e Rilindjes!

Postuar në 14 Janar, 2019 20:46

Edi Rama i fitoi zgjedhjet e 2017 vetëm duke dalë me një tepsi në dorë, në një fushatë simbolike kundër sistemit nepotik që sipas tij i kishte imponuar bashkëqeverisja me LSI-në e Ilir Metës.  Shou për të anatemuar LSI-në si të keqen e partitokrtacisë  mjaftoi për t’i dhënë lehtësisht PS-së një tjetër mandat për të qeverisur këtë radhë e vetme. Premtimi për ta bërë Shqipërinë shtetin e së drejtës dhe për t’i dhënë vendit një administratë sipas meritës rezultoi të ishte një iluzion. Jo se kjo nuk dihej, por publikimi i disa përgjimeve nga Zëri i Amerikës faktoi atë që dihej.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes bisedave dhe mesazheve të përgjuara të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko tregojnë se rekrutimi në administratë minohet gjerësisht nga një sistem i ngritur mbi bazën e shpërblimeve partiake si dhe nga ndërhyrjet e zyrtarëve të të gjitha niveleve.

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze.

Përveç zyrës së shefes së kabinetit të kryeministrit Edi Rama, në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dalin kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti dhe Paulin Sterkaj. Trafik influence për punësime apo transferime rezultojnë të kenë ushtruar gjithashtu zyrtarë lokalë, punonjës të administratës apo të zgjedhur vendorë.

Komunikimet e përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregojnë se deputeti socialist, Ulsi Manja i kërkonte Çukos transferimin e një punonjësi të policisë së burgjeve nga Kruja në Tiranë dhe një çështje të ngjashme diskuton edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Blerina Gjylameti përmendet në një bisedë të Çukos me një person të tretë për ndërhyrjen në punësimin e një personi të lidhur me Partinë Socialiste, ndërsa Paulin Sterkaj ankohet për transferimin e një policeje me origjinë nga Tropoja, nga burgu 313 te “Ali Demi”. Zonja Spahiu, deputete e qytetit të Durrësit shpjegoi se e kishte telefonuar Çukon për një rast, që sipas saj ishte transferuar politikisht nga Durrësi. https://www.zeriamerikes.com/a/4742230.html

Qesharak ishte reagimi i kryeministrit pas publikimit të këtij lajmi, ku edhe Zeri i Amerikes quhet kazan. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.