A po e shpëton protesta Gjiknurin?
Qeveria po kalon ditë të vështira si në çështje të imazhit, por edhe të skandaleve që po konsumon, ku më flagrante është megavjedhja në dy tenderat që iu dhanë kompanisë "DH Albania", me përfaqësues ligjor një receptionisti 26 vjeçar.
Prokuroria u vu në lëvizje vetëm pas publikimit në media të dokumentave të falsifikuara, duke bërë për shumë kohë të shërdhëtin edhe pse nga opozita kishte denoncime të vazhdueshme.
Autoritetet amerikane konfirmuan skandalin duke nxjerrë zbuluar dhe kapur me presh në duar ministrin që deri dje i përgjigjej çdo akuze me recitime progresiste. Akoma dhe më pedant ishte shfajësimi i ministrit se ata që fituan 30 mln euro me një dorë thjesht ia kishin hedhur qeverisë.
Zëri i Amerikës tha se pas kompanisë "DH Albania" qëndron biznesmeni Bashkim Ulaj, i cili së fundmi ka investuar në media, duke hapur kanalit televiziv A2 në partneritet me CNN.
Një skandal i tillë ishte një arsye e fortë që opozita të kërkonte shkarkimin e Gjiknurit dhe vënien e tij para drejtësisë, por në kulmin e skandalit opozita e ka lënë në plan të dytë këtë çështje. E gjithë vëmendja është zhvendosur prej ditësh në protestën e studentëve dhe me këtë tollovi u ka mënjanë çështja Gjiknuri, që për nga zullumi tejkalon rekordet e vendosura vetë nga kjo qeveri.
Add new comment