Të vendosur për të ndërtuar kulla në pronë publike. Fshihet informacioni për pronësinë
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave Valdin Pjetri ka shërbyer sot për publikun shqiptar seancën e radhës në përpjekjen për të mbyllur debatin ligjor mbi teatrin kombëtar. Pjetrit i është kërkuar informacion mbi pronësinë ku po synohet të realizohet skema e biznesit të gjashtë kullave bashkë me prishjen e Teatrit Kombëtar por mesa duket informacioni ka qenë i pasaktë.
S’kam patur kohë të sjell informacione të tjera. Sqarojmë se zyra mund të japë informacion vetëm për truallin me pronar shtetin. Për të tjerat, askush s’mund të nxjerrë informacion
tha Pjetri.
Përtej lojërave të PD-së dhe paaftësisë relative të anëtarëve të saj në Komisionin e Medias, ky moment e konfirmon edhe më qartë lojën e pistë që po luhet me godinën e Teatrit. Përndryshe, qeveria, pavarësisht se ka kaluar një projektligj të dyshimtë, apo të diskutueshëm, nuk do të kishte problem të zbardhte të gjithë dokumentacionin e kërkuar.
Arsyet e kësaj rrëmuje në informacionin mbi pronësinë janë vetëm ato që synojnë të mbulojnë gjithçka deri sa Tirana dhe Shqipëria të vendoset para faktit të kryer dhe të gjithë të harrojnë krimin që po kryhet me vendim parlamenti. Kjo që po ndodh është në fakt fundi i mjetit demokratik si raport kontraktual me qytetarët, përderisa qeveria dhe levat e saj po veprojnë në mbrojtje të një interesi që pak duket se është interes publik.
Add new comment